Sa joshëse janë paratë? A po shndërrohen lidhjet e dashurisë në lidhje materialiste dhe interesi?

Në kohën kur shoqëria ka ndryshuar, kanë ndryshuar edhe femrat, të cilat nuk e konsiderojnë më martesën si pika kulmore e jetës së tyre. Çifte e sotme kërkojnë përvojën, ndjenjat dhe personin me të cilin të kalojnë një jetë të qetë e të lumtur, kërkojnë një lidhje jo domosdshmërisht të vulosur në gjendjen civile. Megjithatë, ka ende çifte të rinjsh që e shohin lidhjen e dashurisë si një projekt drejt së ardhmes, ku një rol shumë të madh luajnë paratë e njërit prej partnerëve dhe statusi social në të cilin bëjnë pjesë.

Po dëgjojmë shpesh që marrëdhëniet e dashurisë janë shndërruar në lidhje materialiste dhe interesi. Para viteve ’90 martesat bëheshin për arsye transferimi nga fshati në qytet, për të “pastruar” emrin, ku një familje e deklasuar bashkohej me një tjetër komuniste, e kështu lidhja kishte në bazë të saj interesin. Por a mendoni se paratë ndikojnë pak a shumë në një çift të rinjsh të dashuruar?

Shumë kohë më parë kur martesa bëheshin me mblesëri, shtresat e larta sociale mendonin se paratë dhe akoma më shumë pushteti ishin themeli bazë i çiftit dhe i fëmijëve që do të kishin më pas. Ndaj prindërit vendosnin për çiftin që më pas do të lidhej në martesë dhe i detyronin të pranonin për të mirën e tyre dhe për të mirën e gjithë familjes së origjinës. Në kohën tonë ndonjë konikt mes fëmijëve dhe prindërve vazhdon të ekzistojë rreth vendimmarrjes për t’u fejuar e më pas për t’u martuar me të dashurin, por liria e veprimit dhe zgjedhja e partnerit është baza e një çifti.

Edhe pse dëgjojmë shumë pak për këtë temë, vetë të rinjtë i japin rëndësi sigurisë që ofrojnë paratë dhe konsiderojnë se pasuria dhe mirëqenia që vjen pas është thelbësore. Ka shumë të rinj që mendojnë kështu, më shumë nga se besojmë. Në periudha krizash financiare vëmendja ndaj parave bëhet më e madhe për çështje mbijetese, përveç sigurisë psikologjike. Ka femra dhe meshkuj që synojnë kontratën paramartesore për avantazhe ekononime në rradhë të parë e më pas për: tërheqje seksuale, moral, ndershmëri, karakter i denjë.

Tradicionalisht, femrat për arsye shpesh sociale zgjidhnin të mos punonin jashtë shtëpisë, por të kishin vetëm funksion përkujdesës në shtëpi e familje, synonin të martoheshin me një burrë me mjaftueshëm para dhe emër të mirë në shoqëri. Pavarësia e fëmrave, për fat, ka sjellë një ekuilibër mes femrave dhe meshkujve. Shpesh është burri që kërkon një partnere më të
pasur. Por a është plotësisht e pavarur nga paratë një femër dhe sa e joshin lekët e tjetrit?

Sigurisht, një përgjigjen e parë e gjejmë teksa mendojmë për personalitetin e saj: është e sigurt, me besim, e pavarur, me orientim të veçantë kulturor. Kur marrëdhënia në çift llon të lëkundet, ndoshta pas disa vjetësh, problemi ekonomik i partnerit shpesh na vë në lëvizje. Disa femrave u mungojnë lulet e një herë e një kohe, pastaj disa dhurata specike, pastaj bujaria që ekzistonte në llimet e lidhjes, dhe në fund, paratë shndërrohen në një arsye për t’u grindur. Mendoj se çështja e parave dhe të mirave materiale ëhtë e kuptueshme dhe tërheqja pas tyre lidhen me idenë e sigurisë dhe të qenit e lirë për të zgjedhur dhe realizuar dëshirat e tjera.

Varfëria në bën të jemi më realist dhe shpesh të mos kemi lirinë për të dashuruar, na bën të mos dimë të interpretojmë një person vetëm për atë që vlen, por duhet të konsiderojmë edhe që ai është pa lekë. E kështu merr udhë një lidhje pa pasur në bazë dashurinë dhe ndjenjat e pastra e të sinqerta. Lidhja shndërrohet në një kontratë dhe objektiv drejt mirëqenies vetjake. Kjo është njëra anë e medaljes.

Nga ana tjetër çiftet sot janë më të pavarur në aspektin e financave edhe pse shumica e të rinjve ende jetojnë në familje të mëdha, duket se kushtëzimet vijnë nga prindërit.

Gjithnjë e më pak po dëgjojmë për martesat me mblesëri ku vajza duhet të martohet sepse djali është me të ardhura t ë mira. Dje çiftet martoheshin edhe për t’u sistemuar, për interes dhe rrinin të martuar përgjithnjë, duronin njëri-tjetrin edhe pse nuk shkonin mirë: secili kishte rolin e tij fiks. Femra në shtëpi, nënë e bashkëshorte, kujdestarja e shtëpisë.

Ndërsa mashkulli punonte, slitej, pa ndihmuar në familje. Ndoshta ekzistonin dhe tradhtitë, por gjithmonë fshehtas. Sot: çiftet martohen me dashuri dhe pothuajse asnjëherë për interes, por çiftet grinden haptas, janë më të lirë të bashkëbisedojnë, por janë gjithnjë e më sipërfaqësorë e egoistë. E durojnë gjithnjë e më pak njëri-tjetrin, por janë më të sinqertë. I lejojnë vetes më shumë kënaqësi, bëjnë më pak sakrica dhe rolet nuk janë më kse. Punon gruaja, punon dhe burri, fëmijët janë të të dyve, bashkëpunojnë më shumë në shtëpi, por largohen më shumë nga njëri-tjetri, pikërisht, sepse durojnë më pak.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤