Rudi Erebara: Librat e ndaluar? Nuk kisha ku i gjeja

View Gallery
4 Photos
Rudi Erebara: Librat e ndaluar? Nuk kisha ku i gjeja
13256327_1336796446350175_6580955035943941941_n

Rudi Erebara: Librat e ndaluar? Nuk kisha ku i gjeja
14142018_1419017628128056_1829899213710826147_n

Rudi Erebara: Librat e ndaluar? Nuk kisha ku i gjeja
14925593_1482285608467924_6409807146166300331_n

Rudi Erebara: Librat e ndaluar? Nuk kisha ku i gjeja
15442352_1524959114200573_3830459123186085409_n

Librat, ata të ndaluarit gjatë regjimit diktatorial, nuk është se i ranë në dorë asokohe. Për shkak të vështirësisë për t’u gjendur. Shkrimtari , i cili  është nderuar me çmimin Europian të Letërsisë, rrëfen marrëdhënien me librin, atë të parin, atë të blerin me kursimet, atë që po lexon aktualisht, librin që i ka dhënë heroin personal… e shumë të tjera

 Libri më i vjetër që keni në bibliotekë

« Epi i Gilgameshit » është besoj më i vjetri si libër. Si botim, nuk e di se janë disa botime të  viteve ’20, ’30 të shek.XX.

Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?

Autori.

I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?

Jo.

Libri i parë që keni lexuar

“Iriqi”

 Libri i parë që keni kursyer për ta blerë

“Dashuria në kohët e kolerës” të Markez.

Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist  apo student?

Librat në atë kohë ishin pak edhe kalonin dorë më  dorë. Mbaj mend fort mirë se shumë rrallë humbnin, edhe nuk prisheshin.

A keni pasur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?

Po.

A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?

Po shkoja dikur. Sot jo.

I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?

Jo.

Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?

Nuk e mbaj mend.

A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?

Jo. Nuk kisha ku i gjeja.

Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?

Nuk e kuptoj pyetjen.

Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?

Kur isha i ri e kisha sy të mirë, lexoja në të gjitha pozicionet. Kjo më prishi sytë. Lexoj ulur. Me vonesë.

 A lexoni në banjë?

Libri nuk e ka vendin në banjë. Maksimumi gazeta “Zëri i popullit” kur njeriu është kaps.

Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?

Sipas librit. Më shumë në anglisht.

Ç’libër keni në duar aktualisht?

“Prova” Eleanor Catton.

Mbani shënime kur lexoni?

Jo. Vetëm kur përkthej.

Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?

Aktualisht proza e gjatë.

Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?

Klasikët në rini, modernët e post-modernët kur rritesh.

A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?

Po. Kurani dhe Bibla.

Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?

Kurani dhe Bibla.

Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisn shpesh…

Libri është miku më i mirë. Megjithëse ngjan mediokre, është e vërtetë.

Na thoni një varg të preferuar poezie…

Njeriu ngre dorën te zemra për të gjetur/ në vend të vrimës/vendi është zbutur.

Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?

Plaku, te “Plaku dhe Deti” i Heminguejt.

Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?

Joanne Rowling, për romanin “Rastësisht një vend bosh”, shtëpia botuese “Dituria”.

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤