Rruga drejt lumturisë

Sipas studimeve të fundit, çelësi i lumturisë është të dijmë ku të kërkojmë.

Që në moshë të re, jemi të mësuar të kemi aspirata të larta për një vend më të mirë të punës, arritje profesionale e suksese të mëtutjeshme.

Megjithatë këto qëllime kanë më shumë gjasë që të na bëjnë të trishtuar.

Profesori, Dr. Raj Raghunathan, nga Universiteti i Teksasit, përmes hulumtimit të tij tregon që njerëzit e suksesshëm dhe inteligjent nuk bëjnë zgjedhje jetësore që çojnë tek lumturia.

Duke marrë parasysh këtë, ai filloi të studiojë disa tipare psikologjike të cilat ndikojnë në mirëqenien tonë.

Raghunathan ka identifikuar pesë sfera, që janë nën kontrollin tonë, të cilat kanë efekt të madh në mirëqenien tonë.

Mos e ndiqni lumturinë

Kjo është më shumë çështje balancimi, ku duhet të vendosim prioritete në vend se të ndjekim lumturinë.

Gjeni gjërat që të bëjnë të ndihesh i lumtur – një natë e mirë gjumi, dalje me shoqëri, vizitë ne fshat etj…çfarëdo qofshin këto gjera bëjeni një listë dhe vendosni prioritetet.

Merrni përgjegjësi

Kurrë mos i fajësoni të tjerët për trishtimin tuaj. Tregojini vetes që është në duart tuaja pa marrë parasysh rezultatin.

Filloni duke u kujdesur për veten, bëni mëaktivitet fizik, shikoni cilat aktivitete fizike ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe zbatoni ato.

Mos bëni krahasime

Në qoftë se bëni lidhjen e lumturisë me të qenit superior, do të jeni të frustruar gjatë tërë kohës. Të bëjmë krahasime është tunduese për ne, e që shpesh e përdorim për të motivuar veten.

Mirëpo do të kuptoni që objektivat dhe rrethanat për to ndryshojnë në mënyrë konstante dhe në fund nuk do të dilni fitues.

Kur bëjmë krahasime, zakonisht gjejmë të metat tona, gjë që është e dëmshme. Bëhuni të vetëdijshëm për dëmin dhe jeni më të butë ndaj vetes.

Përcjellni rrjedhën

Të gjithë kemi pasur eksperienca që na kanë bërë për vete dhe kemi humbur sensin e kohës. Të qenit në moment gjithashtu nënkupton që nuk jemi të ndrojtur.

Shikoni se çfarë ju pëlqen të bëni qoftë gatimi, vrapimi, udhëtimet etj… dhe futini në rutinën tuaj.

Keni besim

Sa më shumë që kemi besim tek personat e panjohur do të ndihemi më të lumtur.

Filloni duke qenë më të hapur, bisedoni me persona të panjohur në rrugë, market etj… dhe fokusohuni tek aspektet pozitive të këtyre personave në vend të frikës nga mosbesimi.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤