Rregullat e Tom Fordit për mashkullin modern - Madame

Rregullat e Tom Fordit për mashkullin modern


Tashmë kemi shkruar për ikonën e modës Tom Ford dhe dhjetë rregullat e tij të zbukurimeve për meshkuj, të cilat janë shumë të dobishme, ndërkaq tani do të shkruajmë për rregullat e tij për mashkullin modern.

Ato rregulla, në të vërtetë janë këshilla, të cilat duhet të jenë bazë të cilën duhet respektuar, nëse ne gjithashtu dëshirojmë që të na respektojnë.

Nëse keni lënë pas dore rregullat e para të tij:

1. “Gjithmonë duhet të japësh më të mirën nga vetja, sepse kështu u jep respektim njerëzve përreth vetes”.

2. “Xhentëlmeni patjetër duhet të punojë. Njerëzit të cilët nuk punojnë zakonisht janë monotonë, mirëpo edhe ata që nuk punojnë ndiejnë monotoni. Duhet patjetër të jeni të zjarrtë, patjetër duhet të angazhoheni dhe patjetër duhet t’i kontribuoni kësaj bote”.

3. Sjelljet e mira janë shumë të rëndësishme, duhet të dini kur disa gjëra janë të përshtatshme. Gjithmonë u hap derën femrave, bart pallton e tyre, kujdesem të ecin në pjesën e brendshme të trotuarit. Ngrihuni në këmbë kur njerëzit vijnë të ulen në tavolinë apo ngrihen të shkojnë”.

4. Mos u bëni mendjemadh dhe racist apo seksist ose t’i gjykoni njerëzit sipas së kaluarës së tyre”.

5. Mashkulli nuk bën kurrë të bartë pantallona të shkurtra në qytet. Dollakët dhe pantallonat e shkurtra gjithmonë janë të pashembullta. Pantallonat e shkurtra duhet të barten vetëm kur merreni me sport apo kur shkoni në plazh”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤