Rrëfimi i pazakontë i Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq në një debat interesant mbrëmjen e shkuar në “Real Story” të Sokol Ballës. Berisha u pyet kryesisht për mundësitë që PD të ringrihet dhe të vijë në pushtet. Ndërkohë një foto po bën xhiron e rrjetit. Aty shihet kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha teksa hyjnë në Kuvend. Vëmendja e mediave duket e foksuar te Berisha.

Balla: A ka frikë Sali Berisha?

Berisha: Kjo është një pyetje fondamentale për çdo politikan, e njeri. Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, rrezikut, përballja dhe ikja. Unë i përkas qëndrimit të parë. Në Shkallnuer kur më hodhën bombën, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje qëllonin me armë, unë bëra fjalimin, u nisa për Tropojë, më bllokuan rrugën, unë eca përpara. Në presidencë, pasi formuam qeverinë e Bashkimit Kombëtar, erdhën e menduar se erdhi koha për të eliminuar Berishën, mbetën në hekura, unë qëndron 3 ditë e netë. Në 21 janar unë vazhdova punën time, me dosjet.

Të pasnesërmen erdhi një zyrtar i lartë i SHBA i dërguar nga Hillary Clinton dhe më kërkon që të mos vija të nesërmen në zyrë. I thashë, absolutisht që do vij, sepse është ditë pune, por edhe po të mos ishte unë në zyrë do isha. I thashë a do i japësh një mesazh Edi Ramës: janë 5 snajper, 4 dhe unë në dritare, e po preke gjë do goditesh. Gjatë kohës kur unë kam qenë kryeministër, Rama ka bërë mbi 1750 protesta. Unë e kam respektuar si opozitë.

Tani kërkon të bëjë zjarrvënësit. Jo kryeministrinë, por edhe një postë policie po e preke, nuk do të kthehesh gjallë. Në 27 janar u zhduk si ajo e pulës, nuk ka njeri që e di se ku ishte ai në 27 janar. Kjo mënyrë e imja mund të jetë edhe një mënyrë kanunore. Porosia e parë që na jepnin ishte, mos i ik rrezikut se të zë. Pse thashë kanunore. Është e qartë që prindërit e mi, 50 vite më parë edhe pse ishin mysliman, ata ndiqnin kanunin e Lekës dhe është më i cituari e i përmbajturi.

Balla: Ha debat kur keni qenë kryeministër e president, por tani që nuk jeni…

Berisha: Kur isha fëmija e shihja që nëse do të humbisja, do të humbisja po të kisha frikë e i thosha vetes, mirë të bëhet sepse pate frikë. E quaja një farë vetë trajnimi gjysmë spartan. Nuk jam trim, por nuk tërhiqem.

Çim Peka: Morët disa shembuj kur keni qenë në pushtet.

Sali Berisha në vitin 2000 është grabitur nga policia e Ilir Metës, për disa orë. Pas këtij momenti edhe 2-3 protesta dhe nuk mbaj mend protesta deri në 2001.

Berisha: Kurrë jo për atë që thua ti. Preokupimi im është që me këtë lloj, shëmbëlltyrë, përballje, i vetmi preokupim është vetëm që të mos tejkaloj, sepse tejkalimi e humbet të drejtën. Unë e marr një reagim të botës së krimit ndaj meje. Unë jam i sinqertë në këtë që mendoj. Një njeri që gjatë 27 viteve është përballur pa asnjë lloj lëkundje me krimin, e marr si një sulm të botës së krimit ndaj meje. Ndihem komod.

Balla: E kujt i referoheni ju ..

Berisha: Edi Rama, është një nga lidhjet e krimit në Ballkan. Taulant Balla, është një nga lidhjet, i them Taulant Gjura, sepse ka kaluar me pasaportë diplomatike në Maqedoni, i them Taulant Jaupi sepse sapo ka dalë në Greqi është arrestuar si trafikant droge. I them Taulant Hoxha, sepse në vitin 1998 u vra një njeri në kryeministri. Ai ishte vëllai i Astrit Hoxhës, e njihja si njeri të mirë. Shkoi në Librazhd dhe e denoncoi këtë. Një njeri çirret nga turma dhe shan, e kush ishte ky njeri, ishte vëllai i Astrit Hoxhës, edhe ai u ekstradua në Itali si trafikant droge. Qëndrimet e tij i marr si një zëdhënës i botës së krimit.

Gjekmarkaj: E dëgjova me vëmendjen rrëfimin për 21 janarin. Mos vallë rrëfimi i shpeshtë i kësaj historie, një mënyrë për t’i dhënë një mesazh jo fort të koduar Ramës.

Berisha: Jo nuk është ky qëllimi. Unë me çdo lloj të drejte mund ti jepja Edi Ramës çdo lloj përgjigje, sepse ai më vuri pritë, duke thyer rregullat e duke marrë pushtetin e kryeparlamentit. Po të nxori në pritë duhet të presë pasojat. Në këtë rast e bëri personale dhe unë u mendova gjatë. Personale mund ti jepja çdo përgjigje, unë vazhdova punën në parlament.

Gjekmarkaj: A mos pësojnë deflacion këto akuza, ku deputeti Berisha shndërrohet në gazetar investigativ apo prokuror. Pse nuk i bëni në mënyrë legale?

Berisha: Më ke bërë një pyetje interesante. Mund të jem i vetmi kryeministër i Shqipërisë, ku në Prokurori janë grupet kriminale me të rrezikshme të këtij vendi, sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve. Unë e dija veprimtarinë e tyre. Nuk janë gjë gjykatësit, se çfarë bëjnë prokurorët me kriminelët. Prokuroria e Shqipërisë, ka qenë e nuk ja heq fare, është institucioni më i inkriminuar, afër asaj që ka pas në diktaturë, jo në politikë, por në krim. Çdo dosje, para 7-8 vitesh dilte në treg, media, gjë që nuk ndodh në asnjë vend. Prokuroria ka të drejtë ligjore që kryesisht të nisë çdo hetim.

Balla: Ka një perceptim se sa kohë që prokuroria drejtohej nga një tjetër persona, e jo nga zonja, kishit një tjetër qëndrim. Për herë të parë nuk keni një prokuror të votuar nga PD.

Berisha: Nëse këto fjalë nuk do të ishin thënë më parë, disa herë, qëndron kjo që thoni ju. Por unë e kam thënë shumë herë dhe kam pasur informacione se çfarë ata bënin me dosjet. Përsa i përket djalit tim, do të flasim më vonë, sepse është vepër e Edi Ramës. Ndihem i nderuar.

Zaloshnja: Në themelimin e PD, kam mbajtur dy shënime, një për doktorin e një për Gramoz Pashkon. Që natën e parë që themeluam PD u duk se ju kishit një marrëdhënie me historinë. Pavarësisht se nuk jeni më kryetar i PD, jeni një nga politikanët më të rëndësishëm e ngeleni i tillë. Me ardhjen në krye të prokurorisë të një kryeprokurore të re, që është propozuar nga kundërshtari juaj, do të bëhet një ndryshim i gjykatave, edhe një gjykatë speciale që do të merret me politikanët… a përbën kjo rrezik real në lidhje me historinë…

Berisha: Marrim rastin konkret. Në mënyrë absolute asnjë shqetësim nuk mund të kem, për viktimat, sepse kam qenë në zyrën time i sulmuar dhe i vendosur, pa asnjë lidhje urdhri apo diçka tjetër me ata që ishin jashtë. Ata që do të hynin brenda do të ishte urdhri i Sali Berishës, për të mos thënë edhe gishti i tij. Ata që ishin jashtë, në mënyrë absolute, asnjë urdhër, asnjë këshillë, lidhje me Sali Berishën. E vetmja lidhje ishte që unë kam qëndruar në zyrë. E di çdo njeri që çdo lloj force do të përdorej nëse do të futeshin brenda kryeministrisë.

Kush ishte komandanti i grupit të zjarrit? Është sot kryetar i PS në Mat. E kurseu Edi Rama për socialist, jo nuk e them. Garda ka zbatuar ligjin, në çdo vend me atë ligj që kanë bërë socialistët e jo Berisha. Nëse e qëllon ushtarin me gurë, ai qëllon në ajër, po e gjuajte së dyti, të qëllon në këmbë, përsë treti të asgjësor. Ushtarët u qëlluan me mijëra gurë, me dinamit. Nuk u vranë me snajper, por nga njerëz që reaguan siç thotë rregullorja.

A duhej qëlluan në këmbë apo drejt, ajo është tjetër gjë. Vijmë tek serveri. Në këshillin e ministrave të Shqipërisë, në çdo kuvend, presidencë, ka zyrë sigurie që ka zero lidhje me titullarin. Në SHBA është në duart e shërbimit sekret, e në Shqipëri në duart e Gardës e nuk ka lidhje fare me kryeministrin, apo sekretarin e përgjithshëm. Jam i bindur që sot Rama nuk e di se ku është zyra e sigurisë, Meta nuk e di se ka një zyrë sigurie.

Balla: Pse një politikan mund të vrasë me armë për të mbajtur pushtetin të quhet burrë shteti, e një politikan tjetër që kërkon të marrë pushtetin të quhet kriminel?

Berisha: Mes asaj që të ikja apo të rrija në zyrën time, unë kisha bërë zgjidhjen time. Ky politikan po bënte atë që quhet, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Ndërsa një politikan që kërkon të marrë pushtetin me dhunë, këtë e Edi Rama.

Zaloshnja: Po në shtatorin e ’98…

Berisha: Ja ku e keni Preç Zogajn, që ishte këshilltari i presidentit Rexhep Meidani. Cila ishte deklarata e nesërme edhe pse Dan Everst donte ta quante si grusht shteti, që Fatos Nano duhet të zbulonte vrasësit.

Balla: Pse u duk se në protestën e 18 dhjetorit dhatë disa reminishenca për t’u futur në parlament?

Berisha: Po e ndave mendjen, futesh në parlament. Ishte ndarë mendja për të mos u futur në parlament. Në 27 janar mbi 50 % e njerëzve ishin që ta fshimë qeverinë, por nuk mund ti përjashtosh ata. Qëllimi ishte të mos futeshin në parlament, në protestën masive ishte që të ishte protestë paqësore. Opozita duhet ti përmbahet parimeve që ka shpallur.

Balla: Në një intervistë me Eni Vasilin, sikur e shitët Adriatik Llallën…

Berisha: As se shita e as se bleva. Nëse gjeni një komunikim timin personal me Llallën, që nga dita që jam larguar, një komunikim timin personal, atëherë po. Unë nuk mund të mos marr për bazë një dokument të firmosur nga Rex Tillerson, sepse ai është kryediplomati i botës. E ata që i përgatisin dokumentet, nuk i çojnë gjëra të paqena për të firmosur. DASH duhet të sjellë faktet për të vepruar drejtësia. Pas 3-4 ditësh një zyrë e DASH është shprehur se janë të gatshëm për të paraqitur prova.

Balla: A mos duhet t’i kërkoni ndjesë ambasadorit Lu…

Berisha: Jo, absolutisht jo. Në radhë të parë nuk kam sulmuar asnjë me tendencë e dëshirë. Çfarë i kam kërkuar Lu-s? Atë që i kërkoj çdo kujt, nëse akuzohesh duhet të japësh përgjigje. Edhe pse është më imunitet ai është zyrtar i shtetit amerikan. Nëse Llalla thotë se, më kanë kërkuar ndërprerjen e hetimeve për kompaninë e Soros, ambasadori duhet të shpjegonte.

Gjekmarkaj: Ambasadori Lu është një nga formuesit e dosjes ..

Berisha: Unë nuk merrem me procedurat e rregullat e SHBA. Nuk më takon mua të hyj e të komentoj në veprimtarinë e një qeverie.

Zaloshnja: Ambasadori Lu duket se e ka mbështetjen e plotë të DASH, e faktet e tregojnë se ky ambasador ka qenë shumë i drejtpërdrejtë për të akuzuar politikanë … majtas apo djathtas.

Berisha: Nuk është ashtu. Ka akuzuar djathtas, 3 herë më shumë se sa Saimir Tahirin apo Edi Ramën. Nuk e ka bërë këtë. Kjo ka qenë një nga kritikat që unë kam bërë në mënyrë konstante. Gjëja më e lehtë është të sulmosh opozitën. Opozita nuk është bërë pengesë në reformën në drejtësi. Opozita ka dhënë kontribut historik në ato ndryshime kushtetuese. Nëse ato do të miratoheshin siç u formuan, drejtësia do të kthehej në një degë të ekzekutivit shqiptar. Por me Komisionin e Venecias e me këmbënguljen tonë, ato u kthyen në kushtetueshmëri.

Peka: Megjithatë konsideroheni si politikani më sovranist edhe ju keni ceduar. Republika e Ambasadorëve … kushdo qoftë, Edi Rama, një ambasador nuk mund të jetë më i rëndësishëm se kryeministri. Nuk mund të ketë ambasadorë, ku gazetarë vrapojnë si spiunë në dyer ambasadash për një drekë. Një ambasador nuk mund të jetë njeriu më i rëndësishëm. Ajo që i është bërë opozitës, me konsensusin që dhanë dhe me gjithë përpjekjet e Donald Lu për ta prishur konsensusin …

Berisha: Në qëndrimet e opozitës kundër ndaj të gjithë atyre përpjekjeve për ta kthyer drejtësinë në degën e ekzekutivit, ka qenë kryetari i opozitës. Kjo nuk është ashtu siç thoni ju. Kryetari i opozitës ka ruajtur një dialog konstant me ambasadorët, veçanërisht ambasadorin Lu dhe ai ka mbajtur një qëndrim konstant.

Balla: Paloka na tha se për 18 majin na kërcënuan ndërkombëtarët. Pyetja ishte se nëse ju nuk jeni të kapur, atëherë kërcënimet bien…

Berisha: Sali Berisha absolutisht ka qenë për marrëveshje. Sado që ju mund të thoni se mes asaj që të shkohet në zgjedhje pa opozitën dhe të shkohet në zgjedhje me atë marrëveshje, unë kam qenë me marrëveshjen. Shkuarja në zgjedhje pa opozitën është një gjëmë me pasoja të paparashikueshme për vendin.

Balla: A është e vërtetë se në këtë marrëveshje ka ndikuar një telefonatë…

Berisha: Para Hoyt Yee, erdhi një politikan brilant, Mcallister. Ata punuar më shumë për dështimin e asaj marrëveshje. Unë isha vetëm për suksesin e tij, por mënyra se si u organizua ajo vizitë ishte e bërë për të dështuar. Erdhi Hoyt Yee e na tha se ne nuk kemi bërë deklaratë. BE e ka bërë, por ne nuk e bëmë, por mund të detyrohemi ta bëjmë që zgjedhjet mund të bëhen pa opozitën.

Bojkoti i zgjedhjeve është preluda e skenarëve më të zi për një komb. Çfarë bëri diplomati? Ai zgjeroi paketën Mcallister në Mcallister+. Kishte një qëndrim të prerë se nëse nuk e bëni, ne do të bëjmë deklaratën. Çfarë ndodhi? U bënë përpjekje edhe këtu për ta dështuar, por kjo nuk ndodhi. U bë marrëveshja. Kjo ishte një fitore e padiskutueshme e PD-së dhe kryetarit të saj. Të tjerët thotë që ishte katastrofë, por unë mendoj ndryshe. Një javë pas marrëveshjes polli italian, tregoi rritjen e PD nga 31 në 36 për qind.

Balla: Kam një mesazh që më thotë se PS në Mat e drejtoj unë. Hasan Pasha.

Berisha: I uroj sukses në drejtimin e ri. E di gjithë Shqipëria që Agron Malaj ka qenë kryetar.

Peka: Kryetar i PS-së dhe i OSHEE-së.

Gjekmarkaj: E kam ndjekur z. Berisha që thotë se unë tërhiqem nga postet, por jo nga Berisha. PD sot … A ndieni përgjegjësi nëse Basha është dështim?

Berisha: Një fakt shumë interesant. Në diktakturë ishim si murgjit e Umberto Ekos, që detyroheshim të bëjmë çdo gjë, tërë ditën. Unë lexoja. Në diktaturë kishte jo një okult, por intelektualë. Pse vendosa të kundërvihem. Në vitet ’90 kam bërë shkrimet që kush i lexon sot janë parimet e një sistemi të lirë. Thellë thellë, thelbi i tij është interesi publik. Sali Berisha u shkëput, dha dorëheqjen nga PD, qëndron me të vetmin qëllim detyra e tij në interesin publik siç e koncepton ai. Rikthimi im në politikë me parti e organizata, është i pamundur. Largimi im është i pakthim. Unë ky jam. Ajo që unë kam ruajtur që nga viti 1991 ka qenë dorëheqja, po humba zgjedhjet të lira e të ndershme.

Gjekmarkaj: Topalli, Patozi, Bode, etj… nuk i keni më në krah e këto as nuk janë në PD?

Berisha: Unë uroj që PD ti kapërcejë problemet që ka dhe i vetmi njeri që nuk mund ti shkelë vendimet, jam unë. Ky është vendim që kam mbajtur më gjatë në shpirtin tim, për ta bërë në momentin e duhur.

Balla: O kthehuni, o ikni përpara … fakti që ju nuk ikni përpara ka një hezitim..

Berisha: Unë nuk qëndroj më për karrierë politike. Në vitet ’90 i kam bërë ato shkrime për të bërë detyrën time, sot i bëj thjeshtë për interesin publik.

Peka: Momentalisht kjo mazhorancë e dominon opozitën. Krimi, media, blerja e votave. Sot mediat po flasin se disa aktorë kryesorë të PD-së duan të krijojnë një parti të re… a ndien përgjegjësi Sali Berisha…

Berisha: Unë nuk mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë. E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme që të PD të bashkojë rreth vetes, demokratët që nga vitet ’90 e deri sot. Unë në të gjithë vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore për tu përballur me këtë. Së pari bashkimi i të gjithë demokratëve, e së dyti të tërheqë rininë me vete. Unë kaq mund të them.

Balla: Ecuria e votave të PD-së. Kur ishte Berisha kryeministër në 2009, 700 e ca mijë vota. Sot projeksioni juaj nuk shkon në 480 mijë. Kur Berisha ishte kryeministër, kishte më shumë votues të djathtë dhe shumë pak mos votues. Paska zgjidhje, të rikthehet. A mos ndoshta këto mosvotues do ti mbledhë një lëvizje…

Berisha: Edhe njëherë, unë po të më pyesni shumë herë veç ketë mund të them, si jetike për PD është bashkimi i të gjitha kontributeve nga dhjetori i ’90 deri më sot. Kjo është shumë e rëndësishme. Mendimet e mia i shpreh pa asnjë lloj kufizimi. Tërheqja e rinisë nga njëra anë dhe bashkimi i kontribuuesve të PD është interesi më i madh i kësaj force politike.

Gjekmarkaj: Nëse një aset publik shndërrohet në privat, siç po ndodh në PD ku Basha i vendosi kazmën kontribuuesve të PD dhe zgjodhi disa të rinj. Pse elitat, grupet sociale duhet ta ndjekë PD e Bashën? Që ti japë pushtet Bashës dhe një grupi serviles?

Berisha: PD pavarësisht nga vështirësitë, ka potencialet, ka stofin, parimin dhe në këtë shoqëri të jemi të sinqertë aseti i saj nga më të fuqishmit është dallimi nga lidhjet me krimin. Në këtë kontekst nuk e shoh me kaq pesimizëm edhe pse ka probleme. Mes të gjitha betejave, beteja me krimin është më e vështira. Pavarësisht nga kjo opozita, PD në tërësinë e saj të mbjellë shpresë dhe frymëzim në çdo skaj të vendit sepse ka kaq shumë arsye. Unë shpresoj se do ta bëjë.

Balla: Nëse zgjedhjet mbahen sot a fiton PD?

Berisha: Shqiptarët po presin me padurimin më të madh për tu liruar nga Edi Rama. Ky është bërë sinonimi i nxirjes së emrit të Shqipërisë. Që pas diktaturës Edi Rama është njeriu që ka nxirë emrin e Shqipërisë.

Zaloshnja: Në çdo sondazh është e vërtetë që ka pakënaqësi ndaj qeverisë, por problemi është që këta të pakënaqur rriten dhe kanë arritur maksimumin. Nuk po ndodh që të pakënaqurit të shkojnë te PD. Edhe LSI, PS ka rrjedhje votash. Patozi ka paraqitur një platformë dhe Basha si ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

Berisha: PD ka hyrë në procesin e analizave. Unë gjykoj që është në interesin më të mirë të ulen problematikën e të bashkohet çdo kontribut i saj. Për çfarëdo që të më pyesni unë këtë përgjigje kam. Unë isha lider në sallë dhe unë u tërhoqa. PD ta marrë në mënyrë më serioze bashkimin e të gjitha kontributeve sepse ky proces është jetik.

Peka: Këtë vit po ndodh ajo që nuk kishte ndodhur. Në 27 vite Sali Berishës i kanë thënë ik, sot i thotë hajde. Sali Berisha e ka të lidhur votën e tij me logon e PD, apo me opozitën. Nëse ndodh fraksioni në fjalë, ky do të jetë fraksioni i parë që Berisha nuk do ta akuzojë si të blerë nga kundërshtarët.

Berisha: Sa do që ndonjëherë endem midis kësaj dhe një përkufizimi që filozof nuk ka qenë, e drejta e vetëdisiplinimit, unë shkoj me të drejtën e zgjedhjes. Mendimi im është ai që kam shprehur që PD duhet të bashkojë të gjitha kontributet. Unë që atë ditë jam ndarë. Unë jam mik i tyre. Nuk lëviz nga ky pozicion. Përsa u përket medieve. Më lejohet të them një sekret timin pas kaq vitesh në politikë. Kurrë nuk jam bërë mediadipendet apo të manipuloj mediat. Media ka punë e tyre dhe ti punën tëndë. Vlerësimi po, është i padiskutueshëm.

Zaloshnja: Kemi një elektorat gri kaq të madh dhe ky elektorat ka dy gjëra, ose ju duhet të jeni në krye të PD-së e të bëni atë bashkim që nuk po e bën Basha, ose të largoheni fare nga politika e të merreni me jetën tuaj. Këta të djathtë, duke qenë se ju jeni kaq aktiv, lë një ndjenjë gëzimi… Sali Berisha është një lider politik, që nuk e ka Basha jo e jo po asnjë.

Gjekmarkaj: Basha e përçau PD, e përçau në mënyrë të vetëdijshme sepse ai nuk është kalama. Thonë që Berisha ka qenë 8 vite kryeministër dhe opozita nuk i ka bërë asnjë mocion, Jozefina Topalli ka bërë 3 mocione për Bashën.

Berisha: Unë kam prapë bindjen se PD i ka potencialet për tu ngritur në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Beteja me krimin është më e vështira.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤