Rozë Dedvukaj; Një grua, disa  dimensione

 

DSC_0461 - Copia (1)Një  grua shtëpie, bashkëshorte, nënë dhe  në krye të bizneseve të familjes. E kush tha se njëra përjashton tjetrën? Rozë Dedvukaj është një shembull se një grua ia del me  të gjitha dhe madje më mirë sesa një burrë.

 

Pasi dëgjoi se vizitorët ishin nisur drejt kompanisë së përpunimit të ujit,  biznes i familjes së saj në Reç, ajo u nis menjëherë nga Shkodra. Pas disa ndalesash të shkurta dhe psonisjeve rruga e pashtruar nga qyteti drejt Malësisë së Madhe iu duk më i shkurtër se zakonisht, shoqëruar nga fushat e shtruara me livandë. Nën hijen e gështenjave bëri gati shpejt e shpejt një tryezë pikniku me fruta të freskëta të stinës, verë dhe  ujë të mbushur rrëzë Alpeve, në burimin e Rrjollit për të gostitur miqtë kureshtarë për të parë sesi funksionon një kompani që mbledh, përpunon dhe ambalazhon ujë të marra nga Bjeshkët Shqiptare.

Një amvisë e vërtetë e merakosur edhe për detajet më të imta, Rozë Dedvukaj është gjithashtu administratorja e kompanisë “Uji Alpin” si edhe disa bizneseve të tjera të familjes së saj. Ajo rrëfen jetën brenda dhe jashtë biznesit dhe vështirësitë që has një grua kur vendos të dalë nga shtëpia për të pasur një karrierë profesionale. Roza zbulon se një  grua t’i të barazpeshojë mirë të  gjitha detyrat e saj dhe t’ia dalë mbanë në të gjitha sferat ku përfshihet. Madje edhe më mirë sesa një burrë…

 Zonja Roza si është një ditë juaja në administrimin e biznesit ?

Nis në mëngjes me kontrollin e detyrave të lëna një ditë më parë për operatorët e shitjes,dhënien e detyrave të tjera për këta operatore për gjate ditës në vijim. Studioj dokumentacionin e paraqitur për furnitorët, gjendjen e mallit dhe nevojat e domosdoshme për furnizime konkretisht sipas bizneseve tona në fushën e gazit,  karburanteve si dhe baza materiale e nevojshme për “Uji Alpin” siç janë pipeta, tapa, etiketa etj., etj. Përfundimisht mendoj për menaxhimin e arkës, për nevojat më  të  domosdoshme  në likuiditete. Studioj klientelën, pasi kam një grafik të  blerjeve te tyre. Nëse vërej se kam ndonjë ndryshim, komunikoj për ndonjë pakënaqësi në shërbim, cilësi apo çmim. Kemi krijuar përveçse raport pune me klientët  dhe raport shoqëror dhe kjo mendoj është shumë e rëndësishme përveç të  tjerash. Dhe kështu vazhdon dita me punë  të tjera afërsisht të kësaj natyre  duke ndjekur mbarëvajtjen e  gjithë këtyre  punëve, e të  tjera që  mund të  dalin gjatë  ditës. Dhe gjithë sa përmenda me sipër  është bashkëpunimi dhe puna në  grup.

DSC_0452Kur përfshihesh në karrierë profesionale apo biznesi sa duhet të sakrifikosh nga gruaja e shtëpisë, bashkëshortja apo nëna? Apo mundesh t’i menaxhosh të dyja më së miri  pa sakrifikuar asgjë?

Është e vërtetë pasi janë gruaja e biznesit, gruaja e shtëpisë bashkëshortja dhe nëna. Në  fakt,  jam natyrë që  përkushtohem  dhe çdo gjë përpiqem ta bëj mirë  dhe t’i përmbush të gjitha “detyrimet” e mia .Sigurisht biznesi  është si fëmija i vogël që  duhet ushqyer, mirëmbajtur, rritur  dhe për çdo nevoje t’i  rrish pranë. Kjo më  kushtëzon që  pjesën me të madhe të ditës ta kaloj në  ambientet e biznesit, ku qendrën e kemi në  periferi të  Shkodrës  Hot i Ri dhe sigurisht, here pas here  jam dhe pranë punonjësve në Reç, te Fabrika e Ujit ALPIN. Unë mendoj  si në  biznes ashtu familje, është shume e rëndësishme ndërtimi i një klime të  mirë  komunikimi, besimi ,organizimi dhe bashkëpunimi. Kjo ka ndodhur në  familjen  dhe biznesin tone. Sigurisht  nuk është  ajo jeta e zakonshme si çdo grua tjetër , por përpiqem të kënaq  dhe familjen time, pasi kjo më  jep kënaqësi dhe energji për të  vazhduar  përpara. Mund të them se vetes  “Ia baj pak me hile”,  por pavarësisht kësaj  kur gjerët funksionojnë, ndihem mirë.

Kur e nisët biznesin me “Uji Alpin”? A ishte e vështirë të  “shisje” një produkt siç është uji dhe shqiptarët ishin mësuar ta merrnin gjithmonë falas, ose nga rrjetet e ujësjellësit?

Shoqëria  “ALPIN SHPK” është krijuar  më 13 mars të c vitit 2006, në Mosel, Reç të Malësisë së Madhe dhe përfshin mbushjen, ambalazhimin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë  të  ujit  “Alpin”. Hapat e parë, vërtet ishin të vështirë. Ishte aktivitet ne natyre ndryshe nga dy bizneset e mëparshme;  tregtim gazi të lëngët dhe karburanti. Kishim të bënim me aktivitet prodhimi, me funksionimin korrekt të linjave të  fryrjes, të shpëlarjes, të mbushjes, me etiketimin, paketimin, paketimin dhe përfundimisht magazinimi. Tashmë i gatshëm për treg  pasi është bërë dhe kontrolli i cilësisë. Fillimi patjetër që ishte i vështirë, por i mbarë. Në vitet e para shtrirja jonë  ishte në qytetin e Shkodrës,  Lezhës, Tiranës dhe kishim gati kontratën me Korçën etj. Por kërkesa ishte me e larte se parashikimet dhe u desh të rrisim kapacitetin e linjave, të cilin e kemi dhe sot. Sot shtrirja e tregut të  shitjes vazhdon në  Laç, Durrës, Lushnjë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë,  etj.  Qëllim  ynë është rritja e sasisë së shitjeve pasi shtrirja pothuaj në  të  gjithë qytet është realizuar. Kapaciteti i linjave erdhi duke u shtuar në  raport të  drejtë  me kërkesën  e tregut. Linjat janë bashkëkohore, automatike  dhe me rendiment të  lartë. I gjithë procesi nga fryrja deri te magazinimi bëhet me gjashtë punëtore. Cilësia e ujit  është e veçantë dhe e njohur që  në  kohën e luftës austro-hungareze,  ku uji merrej me mushka nga ky burim, i cili ndodhet rrëzë Alpeve në burimet e Rrjollit.

Cila ishte filozofia juaj  për ta futur produktin në treg?

Ne mbështetim  fort cilësinë natyrale të  ujit, provuar kjo në  analizat kimike dhe  kimike-fizike, teknologjinë  bashkëkohore në  lëndët e para dhe në prodhim, stafin e  kualifikuar  dhe duke i bashkuar  këtyre vlerave çmimin  e favorshëm besoj se do t’ia dalim patjetër. Sigurisht duke shërbyer me profesionalizëm, ndershmëri, me korrektësi në kohën e duhur.

DSC_0468Kur vjen puna te çështjet e biznesit apo marketingut, a mendoni se gratë kanë nuhatje më të fortë se burrat për këto  punë?

Duke u nisur nga fakti se, ne gratë jemi të  dhëna te gjitha pas shopping-ut, me ndonjë përjashtim të  vogël besoj se ne e kemi me për zemër të  qenit në  biznes. Pasi biznesi ka brenda  jo vetëm shitjen por dhe blerjen(shopping).Apo fakti tjetër qe gratë i kërkojmë ofertat, që në  biznes ka të  bëjë me kërkimin e ofertës më  të  mirë në  blerjen e produkteve. Bëra këtë paralelizëm  të  thjeshtë  me jetën e grave të  zakonshme për të  thënë se të  gjitha janë nga pak “Businessëomen”  po t’u krijohet mundësia apo po t’u lihet hapësira e duhur nga bashkëshortet e tyre dhe nga shoqëria ku ato do të  përballen. Sigurisht duhet të  përpiqen fort.E kam thënë dhe herë të tjera dhe vazhdoj të  pohoj se gratë kanë  nuhatje më të fortë  se burrat në  biznes apo marketing. Madje, unë  e shpreh shpesh me  humor  “Po kush i lindi këta burra,  edukoi sigurisht edhe nënat e baballarët e tyre .Dhe patjetër këta burra kanë  edhe nga mençuria e nënave  përpos e baballarëve të  tyre. Në  formën e revoltës kur dëgjoj raste ekstreme.

Cili është formimi juaj akademik? Jeni diplomuar në ekonomi apo ka lindur më vonë ky pasion për çështjet e biznesit?

Jam Diplomuar në  Fakultetin e Shkencave të  Natyrës, dega Matematike për shkollat e mesme. Në   fillim e nisa me mbështetjen e bashkëshortit,  i cili themeloi dhe drejtoi bizneset për shumë kohë, tashmë bashkëpunojmë. Dhe sa  më shumë  ditë  kalonin, aq më shumë përfshihesha në bizneset tona. Fillova konkretisht  me programin e Financës  5 (nuk pata vështirësi për të krijuar konceptet nisur dhe nga profesioni i parë) duke ndjekur dhe kontrolluar punën direkt në  dokumentacion dhe terren. Pastaj me ndryshimin e kushteve  kalova në administrimin e biznesit.

Mendoni se ende është mendimi maskiliste që e dominon biznesin në Shqipëri? Mendoni se duhet të ketë më shumë femra në drejtim? Apo mendoni se nuk është luftë mes dy gjinive e se mund të gjendet gjuhë bashkëpunimi?

E mendoj po ashtu maskilizmi ndonëse i fshehtë, e dominon shoqërinë tonë. Duke e ditur se familja është qeliza bazë  e shoqërisë, them se problemet fillojnë nga familja duke nisur nga ato liritë e vogla në  administrimin e familjes e deri në  pozicione të tilla drejtimi ne biznes, në politikë, në qeverisje, etj. Kemi shembuj plot për suksesin e tyre dhe mua më  bëhet zemra mal   pasi i mendoj si hapa përpara ,për shfaqjen e vlerave tona ne mbare shoqërinë përtej atyre si familjare apo një pune të  zakonshme. Unë  mendoj se akoma shoqëria jonë  në  përgjithësi  është konservatore e patriarkale. Në përgjithësi  burrat kane udhëhequr ( po flas për vendin tonë) nder shekuj. Ka pasur gra në  drejtim , por ato kanë  qenë  të  pakta në  raport me burrat. Të tilla ishin kushtet, nisur dhe nga zhvillimi ekonomik-shoqëror, por sot kushtet kanë ndryshuar.  Gratë i kanë  mundësitë për të qenë  si burrat , ose më mirë se shumë burra.Me bashkëshortin tim ne veprojmë si partnerë. Së  bashku diskutojmë, flasim gjerë e gjatë  për të gjetur zgjidhjet më efikase dhe vendoset më  e mira për të  mirën e punës sonë të  përbashkët.

IMG_5052 (1)

Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen me “Uji Alpin”? Cilat janë strategjitë e  zgjerimit të tregut?

Strategjinë e shtrirjes së  tregut të ujit Alpin  në  gjithë Shqipërinë do ta realizojmë duke mbajtur në  standardet më  të  larte  teknologjinë e linjave, për të  ruajtur natyralitetin e ujit. Thjesht ujë Bjeshke, ujë bore. Shtrirja tashme është arritur, por pretendojmë të  rrisim shitjet dhe te ruajmë standardet  e ujit Alpin.

Po ditët tuaja të lira si i kaloni? Cilat janë pasionet tuaja  përtej mbarëvajtjes së biznesit?

Tani në vër  më pëlqen të  shkoj në det  të bëj  banjë  dielli e sidomos të notoj. Më pëlqen mali, sidomos  bukuritë natyrore  të  Vermoshit, Razmës, Thethit, Voskopojës,  etj.Me pëlqen kënga shqiptare, sidomos  këngët me tekste domethënëse  si këngët e rinisë sonë.Më pëlqen të  lexoj. Mbi komodinën time gjithmonë ka një libër. Po rilexoj librin autobiografik të Hillari Clinton. Jam përkrahëse ne fushatën e saj dhe e shoh si idhull për të  gjitha gratë përfshirë dhe veten time. Shembulli i saj tregon se ne  gratë dimë te jemi të  denja përkrah bashkëshorteve tanë ne çfarëdo pozicioni drejtues apo jo, dimë t’i mbrojmë dhe mbështesim burrat tanë në  çfarëdo situate që  të  ndodhen, por dimë dhe të  udhëheqim njësoj si ata. Jam  feministe, e pranoj.

 

 

 

 

 

 

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤