Roma e mbuluar me borë… kaq fantastike!

Një stuhi tejet e rrallë bore ka mbuluar Romën, kryeqytetin italian të mësuar me klimën mesdhetare, duke nxitur njerëzit të shijojnë motin e pazakontë.

Kjo borë e ka bërë edhe më të bukur qytetin, edhe pse shkaktoi probleme në transport, mbylli shumë shkolla, e detyroi autoritetet të thërrisnin ushtrinë për të pastruar rrugët.

Banorët e Romës u zgjuan për herë të parë nën pelerinën e bardhë që kishte mbuluar kryeqytetin.

Për herë të parë pas 6 vitesh, si pasojë e erërave të acarta që vijnë nga Siberia, Roma u vesh sërish me një ‘mantel’ të bardhë.

Stuhitë e borës kanë pushtuar pjesën më të madhe të Europës, duke sjellë temperatura të acarta, fatkeqësisht kanë marrë edhe të paktën 4 jetë njerëzish.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤