Robert Ndrenika i kthen përgjigje ministres Kumbaro - Madame

Robert Ndrenika i kthen përgjigje ministres Kumbaro

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i shkroi një letër të hapur aktorit Robert Ndrenika pas deklaratave që ai lëshoi kundrejt saj për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, Ndrenika i ka kthyer sërish përgjigje sot ministres Kumbaro me anë të një letre të publikuar në gazetën Panorama. Ndrenika shprehet në letër se përveç fjalisë së parë ku është dakord me Kumbaron, pjesa tjetër i është dukur jo e sinqertë dhe me kunja. Ai shprehet se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë më herët.

Letra e Robert Ndrenikës:

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta. Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira. Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën. “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt

Roberti

***

Ndërkohë në mbështetje të artistëve ka dalë edhe kryetari demokrat, Lulzim Basha.

“Kjo bandë, pasi u përpoq që të vërë nën kontroll pa sukses FSHF-në, tani i është turrur teatrit.

Dua të shpreh mbështetjen time dhe të PD për kauzën e drejtë të artistëve. Teatri janë artistët, teatri është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ndaj paralajmëroj Edi Ramën, që ka 20 vjet që parashikon të ndërtojë një kullë tek Teatri Kombëtar, e paralajmëroj që të tërhiqet nga ky plan ogurzi.

Po ndërtohet njësoj si vepra tjetër kriminale, stadiumi me kullë.

Artistët kanë mbështetjen tonë të plotë, pasi projektligji për artin është projektligj sovjetik,” tha Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤