Rita Ora me kritika pozitive për dukjen e saj në ndejën e Vanity Fair pas Oscars

Mbrëmjen e së dielës u zhvillua eventi më i madh kinematografik, ndarja e çmimeve “Oscars”.

2-1

Picture 1 of 3

Pjesë e ngjarjes në afterpartyn e “Vanity Fair” ishin edhe tri këngëtaret shqiptare: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Bleona.

Një vëmendje goxha të madhe në këtë event e morën edhe veshjet në tapetin e kuq dhe aty u bë ndarja e të veshurave më mirë dhe të veshurave më keq. Në këto ndarje, njëra ndër këngëtaret shqiptare u fut në listën e të veshurave më mirë.

Në një artikull dedikuar ‘Oscars’ , The Sun ka renditur këngëtaren shqiptare, Rita Ora, në listën e femrave me veshjen më të mirë.

Teksa flet për veshjet në ceremoninë ‘Oscars’ , u përmendën Rita Ora dhe modelja Emily Ratajkovski për të cilat u tha se kanë sjellë sharm me paraqitjen e tyre.

Rita Ora dukej sensacionale në fustanin e kuq me pupla dhe me flokët kaçurrela të mbledhura.

Këngëtarja shqiptare mahniti edhe me performancën e saj në Brit Awards ku u shfaq në të bardhë.

Rita pritet të publikojë albumin e ri të saj në vitin 2018.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤