Rita Ora flet për Kosovën në emisionin amerikan, ja fjalët e saj

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka folur për Kosovën dhe shpërnguljen e familjes së saj në Britani të Madhe, në emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.

Në këtë emision krijuesja e hitit botëror “Anywhere” tregoi se në kohën e shpërnguljes në Londër, nëna e saj u diagnostikua me kancer të gjirit, sëmundje të cilën e ka mposhtur.

“Është një vend i vogël me 2.3 milion banorë në Europën Lindore unë jam shpërngulur në Angli kur isha një vjeç dje prindërit e mi nuk flisnin anglisht dhe krijuan një jetë të re për ne”, ka thënë Rita Ora.

“Kur u shpërngulëm nga Kosova. Të them të drejtën ajo është heroinë për mua. Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por është mirë. U diagnostikua pastaj studioi për psikiatri dhe e mësoi anglishten”, ka treguar Rita derisa ka folur për familjen e saj.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤