Rita me robdeshambër dhe peshqir në kokë hap ceremoninë e ‘MTV EMA’

Rita Ora është nikoqire e evenimentit të madh muzikor, ‘MTV Europe Music Awards’, në Wembley të Londrës.

Rita 1

Picture 1 of 5

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është kujdese që të tërheqë vëmendje që në paraqitjen e saj të parë.

Dukej sikur ajo të kishte harruar të bëhej gati për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve muzikore.

26-vjeçarja ka parakaluar në tepihun e kuq me një robdeshambër dhe peshqir të vendosur në kokë.

Këngëtarja ka pasur një qaforë, por jo edhe jelekë nën robdeshambër.

Me këtë veshje, Rita nuk ka hezituar të ngjitet edhe në skenë dhe të paraqitet para publikut, natyrisht edhe miliona shikuesve.

Sidoqoftë, më pas ajo e ka ndërruar veshjen për të vazhduar me programin e drejtimit të ‘MTV EMA’.

Përveç që është prezantuese, këngëtarja e lindur në Kosovë është edhe e nominuar në kategorinë ‘Dukja më e mirë’.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤