Rikthimi madhështor! Ariana Grande vjen me koncert në Londër

Paraqitja e fundit e Ariana Grandes ishte në koncertin e mbajtur në Mançester, në të cilin për shkak të një shpërthimi humbën jetën 22 fansa të saj, të cilët ishin mbledhur për ta dëgjuar këngëtaren.

Ariana 1

Picture 1 of 3

Ajo arriti sot në Londër, për koncertin e radhës i cili do të mbahet të dielën, koncert ky që shënon rikthimin e këngëtares pas tragjedisë së Mançesterit.

Ariana është fotografuar gjatë zbritjes nga aeroplani privat në aeroportin Stansted të Londrës, këtë mëngjes, në më pak se dy javë nga sulmi në koncertin e saj.
Ariana dukej e zymtë derisa zbriti në tokën britanike, por 23-vjeçarja është përcjellë nga ekipi që nga zbritja në Britani.

Koncerti mbahet në mbështetje të viktimave të atij sulmi dhe përveç saj do të performojnë edhe emra të njojur si: Robbie Williams, Coldplay, Usher, Katy Perry, Miley Cyrus, Black Eyed Pease dhe Pharrel Williams.
Madje, flitet se edhe Madona mund të jetë ndër pjesëmarrëset e këtij koncerti.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤