Revolucioni në botën e modës: Manekineve të hajthme u ka kaluar koha për pista të modës

Ligji revolucionar do të bëjë kaos në botën e modës.

Dy kompanitë më të mëdha franceze të modës LVMH dhe Kering kanë miratuar tani deklaratën e përbashkët për ndalimin e angazhimit të manekineve të pashëndetshme dhe të hajthme dhe për mbrojtjen e mirëqenies së modelisteve.

Kompanitë të cilat përfshijnë brendët Gucci, Christian Dior, Shivanshi, Iv Sen Loran, Fendi, Louis Vuitton dhe të tjera, gjithashtu obligohen që në revytë e tyre të veshjeve për të rritur të mos angazhojnë manekine më të reja se 16 vjeç.

Deklarata respekton ligjin e ri francez i cili ka hyrë në fuqi, por i cili përcakton që të gjitha manekinet patjetër duhet të dërgojnë certifikatën mbi aftësitë shëndetësore për punë.

Dhe derisa ligji francez parasheh që certifikata shëndetësore mund të jetë e vjetër edhe dy vjet, me deklaratën e LVMH-së dhe të Keringut është paraparë që ai dokument të mos jetë më i vjetër se gjashtë muaj.

Me deklaratë gjithashtu është ndaluar që kompanitë të angazhojnë modelistet femra të cilat bartin numrin 32.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤