Restorant burgu, ushqimi shërbehet… nga gratë e dënuara

Vizitorët kanë bërë burgun e grave në ”San Diegos” në qytetin turistik të Karaibeve, në vendin më popullor për të ngrënë. Të dënuarat, edhe ato për vrasje, kanë hapur një restorant në burg që nga muaji dhjetor. E gjitha kjo është për një eksperiment që të nxisë rehabilitimin e të burgosurave.

Restorant burgu 1

Picture 1 of 4

Burgjet e Amerikës Latine njihet si më të ligat dhe çnjerëzorët në botë. Të burgosurat në ”San Diego” shpesh duhet të flenë në dysheme për shkak të mbipopullimit. Drejtori i burgut, Ramiro Cuadro, tha se pa donacione nga grupet e jashtme, programe të rëndësishme të rehabilitimit nuk do të ekzistonin.

Restoranti është një iniciativë e Teatro Interno, një fondacion kolumbian i udhëhequr nga aktorja Johanna Bahamon. Luz Adriana Diaz, koordinatore e restorantit, tha se pjesa më e vështirë ishte që gratë të besonin tek vetja.

“Ne jemi në burg, dhe kjo na bën që ndonjëherë të jemi të ndërgjegjshëm, pasi ne dëshirojmë të bërtasim, ndonjëherë jemi edhe agresivë”, tha Isabel Bolano, një grua 62 vjeçare. “Por, ne të gjithë kemi zemra të brishta”.

Qëllimi i projektit është të shmangë recidivizmin, i cili është një problem i madh në këtë vend, ku burgjet janë në vështirësi me mbipopullimin, përdorimin e drogës dhe kushtet e këqija sanitare.

Karen Paternina, një 27-vjeçare e akuzuar për grabitje, tha se shpreson se aftësia që ajo ka mësuar do ta ndihmojnë në hapjen e një dyqani. “Puna me të tjerët mund të jetë e vështirë, sepse ne të gjithë mendojmë ndryshe, por është gjithashtu mund të mësojmë prej tyre”, tha ajo.

“Është një eksperiencë e re”, tha Rebeca Rodriguez, një vizitore.

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤