Qytetet më me leverdi në botë për pushime

Në Europë, Bukureshti është në vend të parë. Bangkoku është më i leverdishmi në Azi. Rio de Zhanejro kryeson në Amerikën Latine

Bangkok

Picture 1 of 9

Ku të shkoni me pushime? Një pyetje torturuese, para së gjithash për ata që duan të shkojnë jashtë. Një çështje që ka lidhje me bukurinë e vendit, zbavitjen, peizazhin, por edhe kostot që duhet të përballoni.

Sajtet e internetit kanë një “lumë” me informacione se kush është vendi më i mirë për të kaluar të paktën një javë të qetë larg shtëpisë. Formula e pushimeve të përkryera merr në konsideratë kostot e udhëtimit vajtje-ardhje, qëndrimin në hotel me 4 yje dhe marrjen e makinës me qira (klasi ekonomik), duke parë kështu destinacionet më ekonomike në Europë dhe botë. Ja rezultatet më të mira dhe më me leverdi.

Destinacionet evropiane më bindëse – Bukureshti (Rumani), në krye të renditjes është qyteti më ekonomik absolut për udhëtime gjatë verës 2017: për një javë pushime, përfshirë dhe avionin, qëndrimin në hotel me 4 yje, ushqimi, tarifat e hyrjes në muze dhe pazar për suvenire, janë të mjaftueshme 791 euro. Pavarësisht se udhëtimi ka një kosto më të lartë në krahasim me atë të qyteteve që klasifikohen në vendin e dytë e të tretë, në përgjithësi, çmimi total rezulton shumë i leverdisshëm: ushqimi dhe hyrja në muze janë në veçanti, zonat që ofrojnë kursimin më të madh.

Praga në vend të dytë – Për të kaluar një javë të shkëlqyer në kryeqytetin çek, mjaftojnë më pak se 800 euro. Një shkallë më poshtë renditet Sevilja me 899 euro gjithsej, ndërsa Valencia dhe Selaniku mbyllin “top 5” e qyteteve më ekonomike për verën 2017: të dyja vende të përkryera për ata që dëshirojnë të bëjnë vizita në qytet dhe të kalojnë pasdite të gjata në plazh. Ajo që i shton disi kostot në qytetin grek, janë në veçanti udhëtimi dhe makina me qira, pak më e shtrenjtë se në pika të tjera turistike. Gjithsesi, Selaniku shquhet për ushqime me çmim jo shumë të lartë.

Destinacionet aziatike, vërtet ekonomike – Dashnorët e pushimeve me “rreze të gjata”, mund të mendojnë edhe për Azinë: vendi i parë mbizotërohet nga Tajlanda, Malajzia dhe Indonezia. Është Bangkoku në veçanti ai që bën konkurrencë: me 1.255 euro të lejon të kalosh një javë të rehatshme në një hotel me 4 yje, makinë me qira dhe shërbime të tjera që nuk duhet të mungojnë gjatë një pushimi, mes të cilëve ushqimi, pijet dhe hyrja në muze. Edhe çmimet e avionëve janë të ulët, si ato të sistemimit në hotel, por ato që spikasin janë para së gjithash shpenzimet për dreka e darka. Kuala Lumpur, në vend të dytë, është qyteti që ofron një qëndrim në hotel me 4 yje më me leverdi, ndërsa në Denpasari ju do të kurseni më shumë sa i takon pijeve të ndryshme.

Destinacionet amerikane – Turistët që preferojnë të udhëtojnë drejt perëndimit, duhet të synojnë të shkojnë në Brazil dhe Republikën Domenikane, respektivisht në vend të katërt dhe të pestë të renditjes së vendeve më me leverdi. Rio de Zhanejro konfirmohet destinacioni më ekonomik për pushime “on the road”, nga momenti që mjaftojnë 118 euro për të marrë me qira një makinë për një javë, ndërsa për të arritur Punta Cana, rezulton më pak e shtrenjtë (429 euro), në krahasim me qytetet e tjera.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤