Pse Princeshë Diana hoqi dorë nga vijëzuesi blu i syve?

Nëse flasim për grimin e Princeshë Diana-s, ajo që na vjen në mendje është theksimi i mollëzave me të kuqe dhe vijëzimi i syve me blu. Për sa i përket kësaj të fundit, Lady D hoqi dorë nga një metodë e tillë grimi pas një periudhë kohe.

Grimierja e saj personale ishte Mary Greenwell, pas së cilës renden nga Naomi Campbell e deri tek Victoria Beckham. Në një intervistë për Yahoo, Mary deklaroi se ishte ajo që kishte bindur Diana-n të hiqte dorë nga lapsi blu.

“Mendoj se bezha dhe e kafta janë shumë herë më të bukur, kaq e thjeshtë”, ka sqaruar Greenwell, teksa ka kujtuar jo pak nga figura e Lady D. “Ishte e pranishme gjatë gjithë kohës në sytë e publikut. E ndryshonte grimin nga pak, por jo në mënyrë dramatike.

Nuk është kjo një metodë që mund ta përdorësh nëse je në Shtëpinë e Bardhë apo pjesë e pallatit mbretëror…”, ka sqaruar Mary, duke vijuar më tej, “I pëlqente të luante me grimin, por pa u vënë re. Ruante thjeshtësinë dhe etikën sipas rastit. Adhuronte t’i theksonte sytë e saj dhe vendoste pafund rimel”. Dhe vërtetë, sytë e Dianas mbeten po aq ikonikë sa dhe figura e saj!

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤