Princi Harry dhe Meghan Markle caktojnë datën e martesës

Princi britanik Harry dhe aktorja amerikane, Meghan Markle, do të martohen të shtunën, më 19 maj të vitit të ardhshëm.

Ky çift do të martohet në Kështjellën Windsor, në pjesën perëndimore të Londrës, ka njoftuar sot Familja Mbretërore britanike.

Harry, 33 vjeçar, është i pesti në linjë për në fronin britanik. Ai dhe aktorja Markle, 36 vjeçare, ishin njohur nëpërmjet një miku të përbashkët në vitin 2016, por lidhjen e tyre e kanë mbajtur të fshehtë nga mediat për disa muaj.

Fejesa e tyre është shpallur më 27 nëntor të këtij viti nga Princi Charles.

Harry është djali i dytë i Princit Charles dhe Princeshës së ndjerë, Diana, e cila ishte bashkëshortja e parë e tij.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤