Presindenti Trump konfrontohet me gazetarin e CNN: ‘Ulu, ju jeni ‘fake news’!’

Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm si edhe u konfrontua me gazetarin e CNN, këto edhe ishin lajmet më të bujshme lidhur me Presidentin Trump në 24 orët e fundit.

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions dha dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Donald Trump, thanë burime të medias amerikane.

Prej kohësh Presidenti Trump kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte revoltuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.

Presidenti amerikan Donald Trump foli me krenari “për një fitore shumë të madhe’ në zgjedhjet për Kongres, pasi republikanët forcuan pozitat e tyre në kontrollin e Senatit edhe pse demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë pas tetë vitesh.

‘Ata që kanë punuar me mua në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ata të cilët përqafuan disa politika dhe parime, dolën shumë mirë,’ shkruante zoti Trump në një postim në Twitter të mërkurën përpara konferencës të paralajmëruar për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me zgjedhjet.

‘Ata që nuk e bënë këtë, thanë lamtumirë! Dje u shënua një fitore shumë e madhe dhe nën presionin e një medie armiqësore e të ligë!’

Gjatë konferencës për shtyp, Trump pati një përplasje me reporterin e CNN, Jim Acosta. Ky i fundit e pyeti në lidhje me karvanin e emigrantëve që po i drejtohet Amerikës.

‘Përse nuk më lë mua të drejtoj vendin dhe ti drejto CNN-in dhe shih nëse do të shtohen shikuesit’.

Kur gazetari tentoi që t’i bënte pyetje tjetër, presidenti dhe stafi i hoqën mikrofonin.

‘Je shumë i pasjellshëm. CNN është ‘fake news’,” tha presidenti.

Rezultatet e bëjnë më të vështirë për zotin Trump të marrë miratim për iniciativat e tij legjislative. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu kanë premtuar se do të nisin hetime të shumta lidhur me financat e zotit Trump dhe politikat e administratës së tij, të cilat udhëheqësi amerikan tha se do të marrin të njëjtën përgjigje me hetime që do të zhvillohen nga Senati për Demokratët.

Zoti Trump e telefonoi udhëheqësen e Partisë Demokrate Nancy Pelosi për ta uruar për fitoren e arritur në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se ligjvënësit demokratë, disa prej të cilëve kanë thënë se partia ka nevojë për udhëheqje të re, duhet ta bëjnë atë përsëri kryetare të Dhomës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤