Kryesore

Presidenti Meta me Erën urojnë nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës






               Publikuar në : 09:55 - 22/04/18 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, i ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë sot me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Tokës”.


“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel, – shkruan Meta në ‘Fb’, –  për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë.

Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!”

Në përfundim, Presidenti ka publikuar një urim të cilit i është bashkuar edhe vajza e tij e vogël: “Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas