Premtimet që duhet t’ia bëjë vetes secila grua e fortë

Grua, emër për të cilin është shkruar gjithmonë e vazhdon të shkruhet akoma çdo ditë.

Ajo, e cila sakrifikon gjithçka për të tjerët, familjen e fëmijët vetëm që gjërat rreth saj të jenë sa më perfekte.

Femrat konsiderohen të jenë qenie e butë por kanë armët më të forta të tyre me të cilat karakterizohen dhe ia dalin përballë çdo situate, pavarësisht se suksesin e përcjellin shpesh me lot dhe dhimbje, por atë e fitojnë.

Në media shpesh është shkruar për gruan e fortë, atë që si trembet syri, atë që qan e qesh por prapë ia del.

Por janë të paktë ata që i dinë premtimet që secila grua e fortë duhet t’ia bëjë vetes, madje ka gra të cilat duhet patjetër t’i dinë këto.

Në vazhdim ju sjellim 10 premtimet që secila grua e fortë duhet t’ia bëjë vetes:

1.Mos komprometoni veten. Ju jeni gjithçka. Nuk ka dje, as nesër, është gjithë e njëjta ditë, ndihu çdo ditë e fuqishme çdo ditë

2.Forca shpesh lind nga dhimbja ose trauma. Gratë që janë të forta shpesh, gjatë jetë së tyre, ndiheshin të dobëta dhe të pafuqishme. Forca që mbartin brenda tyre tani nuk u lind vetëm nga ajri,përkundrazi, kjo forcë u kultivua dhe ushqye me kujdes.

3.Kjo forcë ishte rezultat i javëve, muajve apo edhe viteve të lejimit që ajo të trajtohet më pak e vlefshme se sa që ishte në të vërtetë, nga frika se do mbetet vetëm. Çdo grua e fortë e ka fituar këtë forcë dhe mban plagë që nuk janë gjithmonë të dukshme për syrin e tjetrit.

4.Çdo grua e fortë gjithashtu i ka bërë premtime vetes. Këto premtime shërbejnë si një kujtesë për të mos lejuar kurrë që të kthehet në vajzën e dobët që ajo dikur kishte qenë.

5.Një grua e fortë shpesh është përballur me sfidën e braktisjes së pjesëve të saj që ajo i mban të dashur për të qetësuar dikë që nuk e çmon atë si një qenie njerëzore të tërë. Nëse ajo hoqi dorë nga interesat e saj, miqtë e saj, puna e saj ose ambiciet e saj, një grua e fortë e ka premtuar veten të mos i lërë më kurrë pjesët e saj të rëndësishme të shkojnë. Ajo është një person i tërë dhe ajo kurrë nuk do të lejojë një person tjetër të marrë atë veç e veç për copa që për dikë janë të pranueshme.

6.Një grua e fortë, asnjëherë nuk duhet të shpresojë se do ta ndryshojë njeriun me të cilin jeton. Jepini vetes premtimin se nuk do të lëndoni veten tuaj duke u marrë me tekat e dikujt tjetër, në veçanti të njeriut me të cilin jetoni. Njerëzit mund të ndryshojnë vetëm nëse duan. Asnjë dashuri në botë nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë dikë në diçka më të mirë. Duke pritur që dikush të ndryshojë do të sjellë zhgënjim dhe frustrim. Çdo grua e fortë e di se nuk ia vlen të shqetësohet dhe të provojë të ndryshojë një person për të mirë.

7.Një grua e fortë nuk lejon asnjëherë që dikush të kurdisë lojëra mbi kurrizin e saj. Bëji premtimin vetes që asnjëherë të mos e lejosh veten të humbësh për interesat e dikujt tjetër. Rregullat për jetën tënde i bën ti dhe jo dikush tjetër.

8.Çdo grua duhet të mësojë se ajo është e vlefshme dhe çdo ditë për të është një mundësi të bëhet më e fortë se kurrë. Premtoji vetes që para askujt të mos ndihesh e pafuqishme. Mësimet e jetës mund të jenë të vështira për t’u gëlltitur, por, sapo të mësohen, ata do të na shërbejnë mirë për sa kohë që jetojmë.

9.Çdo grua e fortë ka një listë të premtimeve që ajo ka bërë për veten e saj, dhe janë ato që e mbajnë atë emocionalisht dhe mentalisht të shëndetshme. Gratë e forta kanë mësuar të mos vendosen dhe të mos lejojnë vetveten të mashtrohen apo të gënjehen.

10.Ato kanë mësuar se janë qenie të plota njerëzore, njerëz me aftësi të mëdha për dashuri dhe dhembshuri, por vetëm për ata që i meritojnë dhe i trajtojnë mirë.

Duke u ndier e fortë kuptimi i jetës do të jetë shumëfish më i madh për ju. Unik.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤