Poetja nga Argjentina vlerësohet me çmimin ‘Atjon Zhiti’

Poete, shkrimtare e një personazh i njohur i kulturës argjentinase Susana Roberts është vlerësuar nga Shoqata Ndërkombëtare e shkrimtarëve IWA BOGDANI me çmimin “Atjon V. Zhiti”. Ky vlerësim u shoqërua me motivacionin: “për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari”. “Ky është çmimi im i parë në Ballkan. Ndjehem e lumtur, pasi ky çmim mban emrin një të riu, i cili ishte një talent i lindur.

Pata mundësinë të lexoj pak nga ai, por vërejta se Atjon Zhiti ishte një mençurak dhe i urtë. Ishte edhe djali i një të përsekutuari nga regjimi Komunist në Shqipëri Visar Zhiti”, u shpreh Roberts. Ajo shtoi më tej se “do ta ruaj ketë çmim si një gjë tepër e veçantë dhe do ta bashkëndjejë me prindërit e tij, praninë e dhimbshme të këtij talenti”.

Poezia e saj është botuar në shumë vende të botës, dhe është pjesëmarrëse në shumë Kongrese Botërore, Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Është nderuar me çmimin e parë për përkthimin nga “lPCRT-China”. Ka marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare si çmimet “SADE”, çmimin e parë në anglisht WAAC, WCP Trujillo-Peru 2014, dhënë nga Qeveria e Prov. Del Chubut-Argjentinë gjatë 2013-2016. Çmimi “Grand Master AWard” për Mjeshtret e Mëdha të Zonjave të Botës në Senatin e Argjentinës, Nation- CABA. 2018. Është nderuar nga Shoqata Ndërkulturore e Indisë me çmimin ndërkombëtar “Sahitya Shree”, etj.

Ka “Medaljen e Paqes” nga Fondacioni “Salvador Allende”, org – Kili 2010. Poezia e saj është pjesë e antologjive botërore në gjuhët spanjisht dhe anglisht. Disa nga titujt e librave të saj dy gjuhësh janë: Rostros / Faces. El vuelo del Ave / Zogu i fluturimit. Art dhe virtyt në evolucionin e njeriut – në frëngjisht, Epub-France-Alter Editions, etj.

Kush është Atjon V. Zhiti?

“19 vjeçari i përhershëm”, Atjon V. Zhiti, siç e quan gjenerata e tij, student i filozofisë në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano (Itali), veprimtar dhe anëtari më i ri i PEN-Clubit Italian, po kështu dhe anëtar i Parlamentit Rinor Europian, që dinte të jepte shumë dashuri e vrull ndër shokët e shoqet e miqtë, pëlqente artet, filozofinë dhe sportet, gjuhët e huaja dhe shkencat politike dhe “buzëqeshte çiltërsisht”, gjë që ata që e kanë njohur, ia quajnë “vepër”, duke mbetur kështu dhe ideali shpirtëror i tyre.

Lindi në qytetin e Vlorës (Shqipëri), në 30 gusht 1995 dhe u rrit më shumë në Romë (Itali), ku prindërit punonin si diplomatë. – Kur ishte 3 vjeç e gjysmë një vizatim i tij për “Nënë Terezën” iu botua në një album dhe shkruajtën gazetat në Vatikani dhe në Shqipëri. Hapi një “ekspozitë fëminore” në shtëpi në Romë dhe më pas një tjetër në Vlorë, në kopshtin e shtëpisë së gjyshit, ku vizatimet e tij u varën pemëve. Shkollën fillore e nisi në Tiranë, në shkollën katolike “Ylber”. Arsimin 9 vjeçar e kreu në Romë në shkollën e muzikës “Giuseppe Sinopoli”, mësoi flautin dhe dha disa koncerte me orkestrën e shkollës. Nisi studimet në liceun e njohur klasik të Romës “Giulio Cesare”, ku krahas italishtes dhe anglishtes, që i njihte mirë, studio dhe greqishten e vjetër dhe latinishten.

Kishte pasion dhe muzeumet, i vizitoi të gjithë më të rëndësishmit në Romë e Vatikan, por dhe në qytete të tjera, Tiranë e Korçë, Vlorë, Krujë, Shkodër, etj, por dhe në, Firence, Venecia, Paris e deri në Chicago, SHBA. Merrej me sporte, me not, kanotazh, tenis dhe shah. Përfundoi gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë dhe bëri kurse kualifikimi për gjuhët spanjisht, frëngjisht e gjermanisht.

Fiton një bursë për të vazhduar studimet për Filozofi në Itali, ku pranohet si anëtar i PEN Clubit Italian, ndërkohë bëhet dhe anëtar i Parlamentit Evropian Rinor duke përfaqësuar Shqipërinë në disa Konferenca si në Spanjë, Letoni, etj.

Krahas shkrimtarëve në Shqipëri dhe Kosovë, njihet me poetë të njohur nga bota, Sebastiano Grasso, Mario Luzi, Adonis, Hermann Nitsch, Jevtushenko, nobelistin Derek Walcott, etj dhe e tërheqin përkthimet. Ndërkohë bën dhe piktura si një adoleshent, një pjesë e të cilave vendosen dhe në ballina librash të ndryshëm.

Në vitin e dytë universitar nis botimet e eseve të para të tij filozofike në Shqipëri dhe Kosovë dhe në median shqiptare në diasporë, Itali, Zvicër, Angli, SHBA. Më pas del libri i parë me ese e shkrime të Aton V. Zhitit, “Për atë që dua(m)”, botim i UETPRESS, 2015, me jehonë në lexues dhe në media. Hapet ekspozita me piktura të tij “Një kuti me xiëllonja”, 2015, në Universitetin “Polis”, Tiranë, nën kujdesin e kritikut të njohur të artit, Gëzim Qëndro. Botohet Albumi “Opera Atjon”, 2017, në shqip dhe italisht me vizatimet dhe pikturat e tij, të feminisë dhe adoleshencës, përgatitur nga kritiku i artit dhe botuesi Gëzim Tafa. Albumi ka patur jehonë brenda dhe jashtë vendit.
Dalin librat me tregime “Valixhja e shqyer” dhe me poezi “Të rritesh nga dashuria” me ilustrime të Atjonit si bashkautor.

Koncert për Atjonin në Romë, 2017, me violin dhe pianoforte, “Jehonë dhe butësi,, dialog mes tingujve dhe një engjëlli”. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Giffoni” jep çdo vit çmimin “Atjon Zhiti” për anëtarin më të mire të jurisë, ku Atjoni bënte pjesë.
Një rruge në Tiranë i është vendosur nga Bashkia e Kryeqytetit emri: “RRUGA E ATJONIT”

Kanë thënë për Atjonin:

Kjo fytyrë e bukur engjëllore… ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë… Helena dhe Ismail Kadare, shkrimtarë

Nuk kam takuar një të ri kaq të mire, kaq fisnik dhe kaq të dashur në Shqipëri sa Atjoni… Robert Elsie, albanalog i njohur

Atjoni e iluminonte poezinë, sepse ai vetë ishte pothuajse një poemë magjike… Adonis, poet i njohur, jeton në Francë

Libri i Atjonit – testament i Tij… si Ungjilli për bashkëmoshatarët e tij, fari ndriçues i brezit të tij… Eugjen Merlika, studiues

E njoha Atjonin. Ai jetoi me optimizëm dhe i përkushtuar për artin dhe jetën… Mbetet një shenjë që simbolizon shpresën dhe gjallërinë rinore…Jeton Kelmendi, Profesor Universitar, President i “International Writers Assosaciation ‘Pjetër Bogdani’”

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤