Pije e freskët me mente

Images

Të kultivosh mentën është fare e thjeshtë: rritet shpejt dhe e shëndetshme, edhe pse është pak pushtuese: duhet ta mbash nën vëzhgim kopshtin, ndryshe përhapet shumë dhe mbyt bimët e tjera… por i falen të gjitha , sapo ta nuhasësh dhe na dhuron një esencë dehëse

Mund ta kultivosh në ballkon, tarracë apo kopsht.
Kur të nevojitet në kuzhinë, ia pret gjethet me gërshërë thuajse në rrënjë. Për pak ditë dalin gjethet e reja si një shpërthim gjelbërimi me aromë të mirë gati për t’u përdorur sërish.

largea_caj-mente111347389093

Kjo pije është e menduar për verë, kur është nxehtë duam vetëm pije të ftohtë dhe të thjeshtë: do të të freskojë dhe është më e shëndetshme se pijet e tjera në raftet e supermarketeve, të bëra enkas për të na futur edhe më shumë etjen, duke pasur parasysh sasinë e madhe të sheqerit, aromave dhe ngjyruesve që kanë.
Për këtë recetë përdorim ujë rubineti (i cili është më i sigurt, ekonomik dhe miqësor me ambientin sesa uji në shishe) mente direkt nga ballkoni dhe sheqertë kokrrizuar.

faramcia

Përbërësit

Ujë: 2 litra
Sheqer të granuluar 2 lugë
Mente: 1 grusht

20141104101326491577

Përgatitja
Hidh ujë e sheqer në një tenxhere të vogël dhe ngrohe në gaz derisa sheqeri të shkrihet. Pasi të shuash zjarrin, bashko menten të sapo vjelë, duke grirë ndonjë gjethe me duar për të nxjerrë esencën e aromatizuar.
Vendos kapakun e lëre të ftohet me temperaturën e ambientit. Filtro lëngun me një kullesë dhe hidhe në një shishe apo kavanoz. Ruaje në ambient të freskët në frigorifer dhe servire pijen të ftohtë, duke e dekoruar me ndonjë degë menteje të freskët. Ruhet për disa ditë në frigorifer.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤