Peshkatari shpëton beben: Oh Zot, qenka bebe dhe qenka gjallë!

Një peshkatar nga Zelanda e Re i shpëtoi jetën një bebe vetëm 18-muajshe në oqean. Historia ka pushtuar faqet e para të mediave dhe është cilësuar si një mrekulli e çuditshme, shkruan BBC.

Gus Hutt po peshkonte kur vuri re diçka që po pluskonte mbi ujë. Ai fillimisht mendoi se ishte një kukull.

“Mendova se ishte një kukull. Edhe kur e kapa për krahu, sërish mendoja se ishte kukull. Fytyra dukej si porcelan. Por më pas lëshoi zë dhe mendova: Oh Zot, qenka bebe dhe qenka gjallë”.

“Mendoj se kishte shumë fat ai fëmijë. Një minutë më vonë dhe nuk do e shihja më”.

Por si përfundoi bebja në ujë? Familja e tij kishte shkuar për kamping në plazh dhe kishte ngritur çadrën. Por bebja ishte arratisur nga çadra duke hapur zinxhirin. Më pas ishte nisur drejt oqeanit, i entuziazmuar pasi po shihte ujin”.

Mamaja e fëmijës thotë se u shokua, por më pas u lumturua.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤