Pesë gjërat që veshja juaj tregon për juve

Disa studime kanë zbuluar se garderoba dhe ngjyrat e saj flasin shumë për karakterin, dëshirat dhe ndjenjat e njeriut.

Ngjyrat e ndryshme tregojnë gjëra të ndryshme rreth nesh. Gjëja më interesante që e zbuloi studimi është se ngjyra e kuqe ka një efekt përgjithësisht unik. Në të shumtën e rasteve, e kuqja nënkupton seks dhe i bën më atraktivë gjinitë e kundërta.
Veshja në mënyrë rinore ju bën të ndjeheni më të shëndetshëm. Syzat na bëjnë të dukemi më të mençur mirëpo më pak atraktivë.
Adhurojmë garderobë të brenduar pasiqë na bën të ndjehemi më të rëndësishëm dhe pjesë e elitës mirëpo na bën edhe të besojmë se njerëzit do të sillen më mirë ndaj nesh.
Rrobat e errëta– nevrotike, rroba formale- ndërgjegje, rroba të pazakonta dhe të çrregullta- e hapur për përvoja të reja, dekolte dhe rroba të shtrenjta- narcisoid.
Mjekëve u besojmë më tepër kur mbajnë mantelin e bardhë. Muzicientët i pëlqejmë më tepër nëse vishen ashtu siç ne presim të vishen. Sipas principit të njejtë, ajo që kemi veshur ndikon në sjelljen tonë andaj bëni përzgjedhjen në të cilën ndjeheni më mirë.

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤