Përse ngjyra e kaltër vishet gjithmonë nga gratë e pushtetshme?!

Për të paktën tre vitet e fundit, ngjyrat pastel kanë përjetuar periudhën e tyre të artë duke filluar nga veshjet, tek arredimi, e deri tek ngjyrat e flokëve së fundmi.

blu

Picture 1 of 9

Por këtë vit duket se të gjithë po çmenden për një nuancë në veçanti dhe është ngjyra “blu pastel”, e njohur ndryshe si “baby blue”.

Arsyeja përse këtë ngjyrë po e shohim gjithnjë e më tepër edhe në dyqanet e veshjeve, janë pikërisht gratë e famshme e me stil të politikës botërore.

Sikur të mos mjaftonte zonja e parë amerikane Melania Trump, e cila në ditën e emërimit të presidentit Trump i la të gjithë pa fjalë, e veshur me një kostum jashtëzakonisht elegant ngjyrë “blu pastel” nga Ralph Lauren, edhe zonja e parë franceze Brigitte Macron luajti me të njëjtin as nën mëngë.

Në emërimin e bashkëshortit të saj si president i Francës pak ditë më parë, ajo gjithashtu zgjodhi një kostum tepër elegant blu pastel nga marka Louis Vuitton.

Por siç thotë redaktorja e modës Mary Alice Stephenson, për ngjarje të tilla nuk është se zonjat e para kanë shumë mundësi zgjedhjeje: “Po të veshësh të kuqe, duket sikur po thua: ‘Më shikoni mua!’: ikën e gjithë vëmendja nga burri krah teje.

Po të veshësh të bardhë, dukesh sikur po bën si shenjtore dhe gjithashtu evokon dasmat. E zeza është shumë e errët dhe e trishtë e po ashtu edhe bluja e errët. E verdha nuk duket mirë tek bjondet…”

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤