Përfaqësuesja e Ukrainës Jamala fituese e Eurovizionit 2016

 

epaselect epa05306868 Ukraine's Jamala reacts after winning the 61st annual Eurovision Song Contest (ESC) at the Ericsson Globe Arena in Stockholm, Sweden, 14 May 2016. There were 26 finalists competing in the grand final. EPA/MAJA SUSLIN SWEDEN OUT

Jamala e Ukrainës të dielën fitoi Festivalin e Këngës Eurovision me një këngë që evokon dëbimin e anëtarëve të grupit të saj etnik nga Krimea gjatë Luftës II Botërore, shkruan CNN.

0,,19069190_303,00

Jamala, e cila e ka emrin e plotë, Susana Jamaladynova këndoi “1944”-ën, një këngë rreth dëbimit të tartarëve të Krimesë prej Bashkimit Sovietik me urdhër të Josif Stalinit.

Interpretimi i saj u konsiderua një goditje e fortë për pushtimin ushtarak të Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, sipas mediave ndërkombëtare, ku Rusia e aneksoi Krimenë.

 

213209Shtypi shtetëror i Rusisë këtë javë e konsideroi këngën anti-ruse dhe Moska tha se, ajo kishte shkelur rregullat e Eurovision-it.

Zyrtarët e Festivalit thanë se, kënga nuk kishte shkelur rregullat se nuk përmbante “vargje, fjalime apo gjeste të natyrës politike apo të ngjashme”.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshonke i shkroi në Twitter, urimet e rij për Jamala-n.

Ndonёse pёrmbajtja e saj gjatё konkurrimit pёr pjesёmarrje nё ESC u kontestua prej Rusisё, duke e quajtur atё si njё provokim, shkruan edhe “DW”, balada nё fakt ёshtё njё apel pёr njerёzoren, ёshtё njё homazh pёr atdheun e humbur tё stёrgjyshёrve tё saj dhe njё kujtim pёr gjyshen, e cila ishte ndёr tatarёt e dёbuar nga Krimeja.

 

1024x1024Trupat e Stalinit mё 1944 deportuan me tren tatarёt nga Krimeja pёr nё Azinё Qendrore. Stalini e argumentoi aksionin e tij tё ndёshkimit me gjoja bashkёpunimin e tatarёve me nazistёet gjatё kohёs qё ata pushtuan Krimenё mё 1941.

Nё vitet 60-tё tatarёt u rehabilituan. Por kjo ёshtё edhe njё kёngё mjaft personale pёr humbjen e atdheut. Hidhёrimi pёr faktin, se ajo nuk ёshtё rritur nё Krime nё vendin e shtёrgjyshёrve tё saj.

Crimean-Tatar-singer-Jamaladinova-known-as-Jamala-performs-during-the-Ukrainia

music-eurovision

image

GTY_eurovision_song_contest_04_mm_160513_12x5_1600

jamala-ukraine-600x400

Ukraine-Jamala-1944--600x400

jamala128_v-contentxl

img_8149

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤