Për ata që duan të arrijnë majat e suksesit!

Portrait of cute young business woman outdoor over building background

Kur jeni në krye të një biznesi, mund t’ju duket që orët nuk ju mjaftojnë kurrë dhe koha fluturon. Për 15 vjet me radhë, drejtoresha e Sturbucks, Michelle Gaas, e ka vënë zilen e mëngjesit në orën 04:30 dhe sapo zgjohej dilte për vrap.

Gretchen Ruben, autori i famshëm amerikan, i njohur me veprën e tij, “Projekti i lumtur” është zgjuar gjithmonë në orën 06:00 dhe punonte 1 orë përpara se pjesëtarët e tjerë të familjes së tij të zgjoheshin. Ekspertja e menaxhimit të kohës, Laura Vanderkam, i ka kushtuar kapituj të tërë në librin e saj “Pse zgjimi herët është një prej elementëve më të rëndësishëm në suksesin tuaj”, avantazheve të zgjimit herët, i cili ndikon në rritjen e rendimentit dhe si ta shfrytëzoni në mënyrë sa më efikase atë periudhë kohe. Më poshtë do të lexoni avantazhet e zgjimit herët në mëngjes:

Në mëngjes, mundësitë që ju të shpërqendroheni janë më të pakta. Dita e një sipërmarrësi është e tejmbushur. Nëse ju prisni pasditen apo mbrëmjen për të bërë diçka të rëndësishme për veten, si p.sh. të merreni me aktivitet sportiv apo të lexoni, ka shumë mundësi që të mos t’ju dalë koha. Prandaj mundësitë që ju të arrini t’i përmbushni këto prioritete personale janë më të shumta gjatë orës 6:00 të mëngjesit sesa gjatë orës 4:00 apo 6:00 të pasdites, citon në librin e saj Vanderkam.

Forca juaj e vullnetit është shumë e lartë në mëngjes herët. Edhe nëse nuk jeni tip që pëlqeni të zgjoheni herët duhet të dini se forca juaj e vullnetit është shumë më e madhe në orët e para të mëngjesit krahasuar me ato të pasdites vonë. Forca e vullnetit është tamam si një muskul që lodhet sepse gjatë ditës ju mund të përballeni me situata apo njerëz të vështirë, të merrni vendime të vështira apo të përballeni me trafikun stresues.

Më poshtë do të lexoni 4 këshilla, të cilat me shumë mundësi do t’i vënë në zbatim edhe personat që flenë vonë e do të ngrihen herët në mëngjes:

Mbani një ditar të përkohshëm. Një nga arsyet se përse njerëzve nuk i pëlqen të ngrihen herët në mëngjes është se ata flenë shumë vonë. Vanderkam këshillon të mbani një ditar të përkohshëm në të cilin të shënoi aktivitetet me të cilat merreni gjatë një jave të tërë, që në fund të saj të analizoni dhe të shikoni nëse e keni shpenzuar apo jo në mënyrë efikase kohën tuaj.

Konsiderojeni mëngjesin të shenjtë. Sikur t’ju jepej një orë plus në mëngjes cfarë do të bënit? Do të merreshit me aktivitet sportiv? Do të lexonit gazetën me më shumë qetësi, sesa thjesht ta shfletonit? Zgjimi në mëngjes nuk do të thotë ta ndëshkoni veten me më pak gjumë por ta shfrytëzoni kohën në mënyrën më efikase.

Planifikojini mëngjeset tuaja, dita do t’ju ecë më mbarë. Pasi të keni vendosur sesi do ta shpenzoni kohën tuaj të lirë, qoftë edhe nëse keni një orë në ditë, planifikojeni sesi do t’i vini në zbatim të gjitha idetë që keni dhe mundësisht që në darkë, përpara se të flini.

Përpiquni të mbani një regjim të shëndetshëm. Çdo ndryshim është i vështirë, sidomos në fillim. Sipas Vanderkam,që të ketë efekt, ndryshimi duhet të ndodhë gradualisht, shkallë-shkallë. Nuk këshillohet që ju që zgjoheni zakonisht në orën 10:00 ta vini zilen dhe të zgjoheni në 6:00, por vendoseni atë fillimisht 15-20 minuta përpara dhe pasi të jeni mësuar me këtë regjim të ri, vendoseni 30-40 minuta përpara e kështu me radhë deri sa të zgjoheni herët dhe ta nisni ditën mbarë duke e menaxhuar ju vetë kohën dhe jo t’ju përfshijë ajo në rrjedhën e saj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤