Parku sekret i Nju Jork-ut, futen vetëm personat që kanë një…

View Gallery
5 Photos
Parku sekret i Nju Jork-ut, futen vetëm personat që kanë një…
Parku 1

Parku sekret i Nju Jork-ut, futen vetëm personat që kanë një…
Parku 2

Parku sekret i Nju Jork-ut, futen vetëm personat që kanë një…
Parku 3

Parku sekret i Nju Jork-ut, futen vetëm personat që kanë një…
Parku 4

Parku sekret i Nju Jork-ut, futen vetëm personat që kanë një…
Parku 5

Duket si një histori e pabesueshme por ka edhe të tilla në qytete të veçanta… Bëhet fjalë për parqe që duken si publike por në fakt janë vetëm për njerëz të caktuar, pra të rezervuar për cilindo që do të futet në to. Thellë në Manhatan është një park i tillë me histori të veçantë, histori që e bën të jetë një nga thesaret e qytetit.

Pak veta kanë privilegjin të zotërojnë çelësat që duken të zakonshëm në pamje, por që të fusin në parkun më ekskluziv të qytetit të njohur amerikan. Historia e parkut “Gramercy” nis në vitin 1831, kur një avokat vizionar për hapësirat e mëdha, Samuel B. Ruggles, bleu atë që në atë kohë ishte jo më shumë se një kënetë.

Ai e thau kënetën dhe tokën e quajti “Ferma Gramercy”. Më pas planifikoi një qendër banimi me 66 shtëpi dhe me një park rreth 8000 metra katrorë, të cilin e kuroi me kujdes.

Më pas ai nisi të pranojë vetëm banorë që do të binin dakord për një kusht: që ta mirëmbanin parkun brez pas brezi.

Dhe banorët e kanë mbajtur fjalën për 174 vite. Parku i rrethuar ka qëndruar i mbyllur gjithë këto vite, dhe u lejohet vetëm banorëve që kanë çelësat, duke krijuar kështu një standard prestigji dhe ekskluziviteti.

Banorët paguajnë rreth 350 dollarë në vit për të mbajtur çelësin, dhe bravat e parkut ndërrohen çdo vit. Sot janë 39 ndërtesa rrotull parkut, banorët e të cilave kanë të drejtë të marrin një çelës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤