Panairi i librit në Prishtinë: Jubileu i 20-të shkrin hartën e çmimeve letrare mes dy vendeve

Për pesë ditë në Prishtinë, libri shqip, në përpjekje për të ndërtuar marrëdhënien e tij delikate kur vjen puna te komunikimi, ndonëse për herë të parë duket se vjen një leksion në këtë vit jubilar, duke u reflektuar në hartën e ndarjes së çmimeve të këtij panairi…

Për pesë ditë në Prishtinë, libri shqip, në përpjekje për të ndërtuar marrëdhënien e tij delikate kur vjen puna te komunikimi, ndonëse për herë të parë duket se vjen një leksion në këtë vit jubilar, duke u reflektuar në hartën e ndarjes së çmimeve të këtij panairi…Është viti i 20-të që kryeqyteti i Kosovës, tashmë një institucion i konsoliduar i një “tregu” më të madh shqip për librin, por ende të pavlerësuar mes njëri-tjetrit, e sidomos politika.

Por nga reflektimet mediatike duket se edhe në Kosovë ashtu si në Shqipëri vazhdojnë të përcillen autorë me “porosi” duke gjeneruar gjithnjë e më pak çfarë është produkt letrar bashkëkohor, më evident. Në gjithë këtë përpjekje, organizatorët kanë njoftuar se në këtë edicion kanë marrë pjesë rreth 100 botues nga gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, ndërsa botimet e reja kanë mbërritur në shifrën 1500 tituj të rinj. Mes këtyre shifrave një natë më parë, Panairi i 20-të i librit ka vlerësuar letërsinë më të mirë mes dy vendeve, Kosovë e Shqipëri, çfarë kjo e fundit rrallë shfaqet me agjendë nga përtej kufirit, për ta marrë në konsideratë.

Kështu për romanin më të mirë në edicionin e sivjetmë çmimin e mori Ardian Haxhaj me romanin “Vegim”. Një roman i vlerësuar për shpërfaqjen e dhimbjes së njeriut përballë terrorit dhe kaosit. Libri është një refleksion për traumën kolektive të një shoqërie të rrënuar nga dhuna. Juria, e përbërë nga Behar Gjoka-kryetar dhe anëtarë Abdullah Zeneli e Izet Syla, dha këto çmime: Çmimin për “Përkthimin më të mirë” ia ka ndarë Mal Berishës për përkthimin e librit “Naltësimi i Iskanderit”; “Autori i vitit”, sa i përket letërsisë shqipe, është shpallur Adem Gashi për veprën “Drenusha e trembur dimrash”, ndërsa sa i përket letërsisë së huaj, ky çmim i ka takuar francezit François-Henri Désérable për veprën, “Njëfarë Z. Piekyelny” , botuar në shqip nga shtëpia botuese “Buzuku”; “Çmimin special” e ka fituar aktori e shkrimtari Çun Lajçi; “Letërsinë për fëmijë”: Viktor Canosinajt; “Çmimin për poezi”: Majlinda Nana-Ramës me librin “Lulet e egra”; “Çmimin për kritikë e publicistikë”: Ardian Vehbiut me librin “Fjalë për fjalë”; “Çmimin për vepër të veçantë”: Ermira Gjonmaqit për librin “Përtej harrimit”; Stenda më e vizituar është shpallur ajo e shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina.

Në ceremoninë e akordimit të çmimeve për edicionin e 20-të të Panairit të librit në Prishtinë, Shoqata e Botuesve të Kosovës, nderoi me çmimin “Për vepër të veçantë” librin “Përtej harrimit”. Falenderoj veçanërisht Jurinë e këtij evenimenti, botuesin e librit ISKK (Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit), si edhe z. Abdulla Zeneli të Botimeve Buzuku dhe gjithë lexuesit e ata që më mbështetën në realizimin e kësaj vepre.

Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili tha se panairi jubilar meriton porosi të çmuar nga qeveria e vendit. “Jemi të vendosur që të përkrahim botimin dhe shpërndarjen e librit, dhe të bëjmë lehtësirat në taksa. Ky panair është shumë i çmuar nga Qeveria e vendit. Do ta përkrahim për ata që shkruajnë. Shkruani se del në dritë”, tha ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në fjalën e tij theksoi se Panairi i librit në Kosovë është panairi më simbolik, që lindi nga pushka për të sjellë paqen në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve në Kosovë, Daut Demaku u shpreh se “Kjo është ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë për 20 vjet rresht”. Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, dhe në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka pasur një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare: – 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – Vitit të Skënderbeut; 300-vjetori i lindjes së Teodor Kavaliotit; 200-vjetori i lindjes së Zef Jubanit; 100-vjetori i lindjes së Tajar Hatipit; 100-vjetori i lindjes së Vorea Ujkos; 100-vjetori i lindjes së Spiro Çomorës; 100-vjetori i lindjes së Pashko Gjeçit dhe botërore: 200-vjetori i lindjes së Turgenjevit; 100-vjetori i lindjes së Moris Dryonit; 100-vjetori i lindjes së Solzhenicinit. Panairi i parë, historik, është mbajtur nga 17-22 nëntor 1999 ndërsa të tjerët organizohen gjatë fillimqershorit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤