Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar

View Gallery
12 Photos
Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 1

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 2

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 3

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 4

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 5

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 6

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 7

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 8

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 9

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 10

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa Zaimi 11

Orgesa Zaimi: Dua të jem e lirë dhe e pakornizuar
Orgesa-Zaimi

Orgesa është një artiste që në themelet e saj. E rritur dhe e edukuar në një familje artdashëse dhe me pasionin e madh për të kënduar, gjë që e ka reflektuar që në fëmijëri, këngëtarja i ka hedhur një nga një hapat e suksesit duke qenë vazhdimisht pjesëmarrëse nëpër kompeticione, për të sfiduar veten duke e bërë publikun ta dojë për origjinalitetin dhe stilin autentik. Ajo është unike që në veshje, në model flokësh, në zë dhe në tërësinë e saj. Adhuruesja e flaktë e Michael Jackson, Elvis Presley, Tina Turner dhe Whitney Houston, sot është një ndër të paktat rrokere të arrira në industrinë e muzikës shqiptare.

Dëshira për të kënduar është edukuar, frymëzuar edhe nga babai juaj që ka qenë muzikant. Si ishte për ty të rriteshe në një familje ku këndohej dhe suportohej arti?

E para fare është trashëgimia ose fati im, dhurata ose kismet që Zoti ka dhënë për mua, në fillim të gjithë e shihnin protagonizmin tim apo faktin që u bë shumë shpejt fakt; që unë këndoja madje dija ta bëja shumë mirë dhe natyrshëm, dhe më janë dashur shumë vite që ta pranoja këtë gjë që e quaja normale, por më vonë e kuptova që jo të gjithëve u është dhënë kjo dhunti. Nuk ka qenë dhe kaq e lehtë sepse babi me të vërtetë ka qenë pro por kam pasur mamin në fillime deri diku kundër sepse ajo i përkiste ekstremit tjetër, shkencave ekzakte, si një mësuese matematike dhe një mamaje deri diku strikte përbënte kontrast për mua sepse ajo donte gjithnjë që të përqendrohesha te mësimet, shkolla, edukimi i mirë. Por më vonë edhe ajo e kuptoi që këtë forcë nuk e ndalonte dot.

Kur ishit vetëm 6 vjeç babai kompozoi për ju një këngë me të cilën fituat çmim të parë te festivali i fëmijëve. Mund të na përshkruani emocionin që patët në ato çaste? Si ndikoi kjo në formimin tuaj?

Në fakt ai është një nga kujtimet më të hershme ose me të parat në fëmijërinë time ose të asaj që kujtoj në mjegull, por më del shpeshherë përpara, perdja e pasme e pallatit të kulturës dhe unë që pres e dridhem nga pas për të dalë, duartrokitjet që më shoqëronin gjatë gjithë këngës dhe në fund përmendja e emrit tim si fituese, ky ka qenë gjithnjë momenti që e mbaj mend më mirë. Një vajzë e vogël që akoma se dinte se çfarë do të bëhej … këtë mbaj mend. Kjo ka ndikuar patjetër sepse janë këto momente që shënjojnë mbase të ardhmen tonë dhe me mua ndodhi që jam sot një këngëtare.

Përballja e parë me publikun ishte gjatë konkurrimit tuaj në spektaklin “Ethet e së premtes”. Si e përshkruani këtë si eksperiencë? A ka qenë pikërisht ky spektakël që ju hapi dyert e karrierës?

‘Ethet e së premtes’ ka qenë debutimi im, aty kam dalë për herë të parë në audicionet e ‘ETHEVE 2’, por që më vonë nuk isha dot pjesë e finaleve por ia dola një vit më pas ku bashkë me grupin “Engjëj e Djaj” fituam çmimin e parë. Ishte patjetër hapi i parë drejt asaj që jam sot, munda të njoh skenën televizionin, stafin, prapaskenat, komportimin në skenë, këndimin live e shumë të tjera.

Pjesëmarrjet tuaja të mëvonshme nëpër kompeticione kanë qenë të shumta. Çfarë keni përfituar më së tepërmi prej tyre?

Kam pasur pjesëmarrje në kompeticione, kam pasur shumë eksperienca që patjetër më kanë formuar dhe zhvilluar, por ajo që mëson më shumë është të mos heqësh dorë, ka një adrenalinë në kompeticione një ndjesi që nëse e kontrollon siç duhet të çon drejt suksesit nëse pretendon shumë dhe do patjetër vendin e parë ka pasoja. Dihet që në një kompeticion ka një fitues, por ama kjo s’do të thotë që ti s’ia ke dalë, do të thotë vazhdo përpiqu më shumë, puno më fort.

Në vitin 2009 ju ishit backvokaliste e këngëtares Kejsi Tola në këngën e saj konkurruese për Eurovizion. A e keni menduar të jeni ju konkurrente e këtij spektakli Europian?

E përjetova atë vit atë eksperiencë si pjesë e grupit artistik që përfaqësoi Shqipërinë, arrita ta shoh si një paketë të tërën përfshirë dhe prapaskenën, sjelljet, njerëzit, vendet e tjera në raport me ne, skenën e madhe kushtet perfekte në të cilën një artist respektohej dhe vlerësohej maksimalisht, situatat, argëtim dhe patjetër përgjegjësi. Nuk mund të them që s’e shoh veten atje një ditë por mund të them me bindje që nuk më kuriozon sepse e pashë e ndjeva.

Orgesa ka realizuar disa këngë, por nuk bën pjesë në grupin e atyre këngëtareve që famën e rrisin me anë të klipeve. Ç’ju ka ndikuar të zgjidhni këtë mënyrë tjetër për të bërë karrierë?

Unë nuk dua të përkufizohem e tillë edhe pse në kohën ku jetojmë këto janë standardet e suksesit. Unë dua të jem e lirë dhe e pakornizuar, siç kam qenë deri tani, unë i përkas pjesës së këngëtarit që nuk i intereson shumë nëse kënga ka klikime, por që kënga të ketë njerëz që e dëgjojnë dhe e kuptojnë apo pëlqejnë me të vërtetë. Sikur dy ose tre veta ta kenë dëgjuar e pëlqyer aq më mjaftojnë.

Paralelisht me muzikën merreni edhe me radion. Ku e ndjeni veten më konfidente? Dhe a arrini të jeni njësoj produktive te të dyja?

Jam produktive në çdo gjë që marr përsipër, kjo sepse është pjesë e natyrës time luftarake. I bëj të dyja si radion edhe të kënduarit me shumë pasion e përgjegjësi, kam te të dyja siguri dhe s’kam pse zgjedh apo gjykoj kur mund t’i mbaj të dyja siç janë.

Aktualisht jeni në rolin e njërës prej pjesëtareve të jurisë te spektakli ‘Kënga Magjike’. A ndikoheni emocionalisht në përzgjedhjen e konkurrentëve? Sa e ashpër është Orgesa si juri?

Patjetër që ndikohem emocionalisht madje së tepërmi edhe pse mbase nga jashtë s’duket. Ka qenë sfidë, por dhe shumë kënaqësi si eksperiencë, dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij promovimi që po u bëhet artistëve të rinj duke iu dedikuar një kategori e shumë javëve. Madje mund të them që këtë vit në këtë kategori ka shumë artistë të rinj të cilët nuk dallohen apo nuk kanë shumë largësi nga të mëdhenjtë e skenës. Sa i përket ashpërsisë: unë mund ta quaja gjykimin tim të drejtë, nëse dikush do vetëm sheqer vetëm lëvdata pa sens “mrekulli”, “e jashtëzakonshme” etj. etj., fjalë që nëse nuk meritohen s’ka pse thuhen.

Në aspektin personal, cila është gjëja që Orgesa do më së tepërmi që t’i ndodhë në këtë prag festash?

Dëshira të mëdha kam si një fëmijë, gjëra që i sjell fundviti por për momentin kam familjen time që m’i plotëson të gjitha e çdo gjë që kam jam kaq falënderuese sa nuk do doja më shumë. Po një makinë të re s’do ishte keq ta kisha.

Po personi me të cilin ndani gjithçka dhe prej të cilit merrni këshilla?

Ai është im shoq, mendoj zë një vend shumë të rëndësishëm jo vetëm për faktin se e ka emrin Mentor, por sepse me të vërtetë është një mentor ose një këshillues për mua. Jam shumë koshiente për vlerën e tij në jetën time kështu që le ta themi…

Cilat janë virtytet e Orgesa Zaimit? Po të metat e saj?

Do të them vetëm një që është virtyt dhe e metë, jam shumë e sinqertë dhe e vërtetë, kjo më ka sjellë gjithnjë edhe vlerësim, por edhe telashe.

Si e përshkruani veten me 2 fjalë?

Princeshë ROCKU.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤