Njihni disa prej sekreteve të princeshë Dianës

diana

Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana: e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Çarls kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.

E shkatërruar, ajo kishte vendosur të bënte publike anën e saj të historisë duke regjistruar mendimet e saj për autorin Andrew Morton nëpërmjet një takimi. Kushti i saj: që përfshirja e saj të rruhej në një sekret strikt.

Libri që ai shkruajti “Diana: Historia e saj e vërtetë” shkaktoi një ndjesi. Tani, 20 vjet nga vdekja e saj, ai do të ripublikohet me transkriptet e këtyre regjistrimeve.

Diana rrëfen se një natë para martesës ka qenë mjaft keq, hante gjithçka që i dilte përpara, dhe kjo për shkak të historisë së Camilla-s. “Teksa po kaloja për në altar, po kërkoja për të. (Camilla) E dija që ajo ishte aty sigurisht dhe po kërkoja për të”, ka rrëfyer Diana.

Ajo tregon se u fiksua pas saj, dhe nuk i besonte bashkëshortit Çarls në lidhje me të. Ndërkohë që vazhdonte të vuante nga bulimia, duke u bërë gjithnjë e më e dobët, teksa nuk kishte duruar më dhe pak javë pas martesës kishte tentuar të priste damarët me brisk.

Diana ka rrëfyer dhe marrëdhëniet e vështira me familjen mbretërore. “Unë isha një problem, dhe ata e regjistruan Dianën “si një problem”, është shprehur ajo.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤