Njerëzit që skuqen janë partnerë më të mirë

skuqur

Fytyra e skuqur është shenjë e sigurt se do të jeni të dashur të mirë, tregon një hulumtim i ri.

Edhe pse ata që skuqen në vete nuk ndjehen mirë, ekspertët sugjerojnë se ata njerëz janë zemërgjerë, të besueshëm dhe falënderues.

Të tjerët i konsiderojnë si simpatikë dhe u besojnë më shumë, sepse turpi vlerësohet si shenjë e vlerave morale.

Skuqja është më e shprehur te personat me lëkurë më të çelët, ndërsa zakonisht përfshin fytyrën, qafën, veshët dhe gjoksin.

Edhe pse zakonisht u përshkruhet femrave, as pjesëtarët e gjinisë së fortë nuk janë të kursyer nga skuqja.

“Turpi i moderuar konsiderohet si virtyt. Njerëzit të cilët skuqen janë më të dëshiruar në shoqërinë e tyre, sepse vlerësohen si të besueshëm”, kanë deklaruar autorët e studimit nga Kalifornia.

Veç kësaj, studimi tregon, se këta njerëz janë edhe partnerë më të mirë dhe janë më romantikë

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤