‘Njëherë tradhtar gjithmonë tradhtar?’ Ekspertët sapo na hapën sytë!

Njëherë tradhtar, gjithmonë tradhtarë? Dilema dhe frika më e madhe e çdo çifti, duket sikur nuk do të marrë kurrë një përgjigje, por në fakt ajo që kemi nevojë, është thjesht pak logjikë e thjeshtë dhe vështrimi objktiv i situatave, sigurisht bazuar në eksperiencat personale.

Keni patur ose jo eksperienca me tradhtinë, njerëzit tentojnë të jenë pak të ashpër në opinionet që japin. Dikush ka bërë një gabim, e kuptoi dhe përgjërohet për falje. Çfarë do të thotë kjo? Që ky njeri s’meriton falje dhe të quhet tradhtar serial vetëm për këtë?

Në fakt këto çështje janë më komplekse se kaq. Dhe siç mund ta mendonit, as ekspertët nuk kanë një përgjigje përfundimtare dhe e vetmja gjë për të cilën janë të sigurtë është të thonë se gjithçka varet. Por nga çfarë?!

1- Varet nga mënyra se si partneri/rja e koncepton lidhjen.

Njerëzit si qënie janë të prirur të bëjnë gabime dhe një pabesi e tillë si tradhtia mund të kthehet në mësim të mirë për këdo. Ka nga ata të cilët kanë varësi ndaj seksit apo thjesht nuk e pranojnë dot konceptin e monogamisë.

2- Varet se sa shumë ju po përpiqeni që kjo lidhje të funksionojë

Ekspertët tregojnë se është e mundur që pasi dikush ka tradhtuar të reflektojë me veten dhe të kuptojë çfarë e shtyu të arrijë deri aty. Bën bilancin e lidhjes dhe nëse është i/e vendosur për të vazhduar në atë marrëdhënie, do të përpiqet të bëjë gjithçka që të funksionojnë sërish si çift. Por në fakt, kjo kërkon shumë punë nga ana e të dyve. Por nëse ai vazhdon ,e të njëjtën sjellje, na vjen keq t’ju themi se do të tradhtojë sërish.

3- Varet nga lloji i tradhtisë

Të tradhtosh dikë me të cilin ti mendon të bësh një hap të madh nuk është njësoj si atëherë kur tradhtoje çdo partner të mundshëm. Njerëzit tradhtojnë për arsye nga më të ndryshmet. E rëndësishme është të arrijmë të kuptojmë pse bëmë atë që bëmë dhe të kemi dëshirën për t’u bërë njeri më i mirë.

4- Varet nga karakteri i partnerit tradhtar

Kjo në fakt, është arsyeja më e rëndësishme. Njerëzit narcistë dhe ata impulsivë janë më të prirur për të kryer një tradhti se sa të tjerët. Kjo me kalimin e kohës dhe shumë përpjekje nga ana e tij/saj mund të ndryshojë, por nëse i dashuri juaj është më shumë se i dashuruar pas vetes, gjasat që ai të mos heqë dorë nga tradhtia janë të mëdha.

5- Varet nga pasojat e tradhtisë

Nëse ai që tradhton nuk zbulohet kurrë nga partneri tjetër, diçka e tillë mund të vazhdojë gjithë kohën për aq kohë sa pasojat e tradhtisë nuk janë pasqyrohen në lidhjen tuaj. gjithçka mund të marrë tjetër rrjedhë nëse tradhtia juaj zbulohet.

6-Varet nëse tradhtia i ka pëlqyer apo jo?

Përgjigja e kësaj pyetjeje në të gjitha format do të jetë e dhimbshme. Për të dy ju!

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤