Një vit si 2018-a për Eni Vasilin

View Gallery
3 Photos
Një vit si 2018-a për Eni Vasilin
Eni Vasili 2

Një vit si 2018-a për Eni Vasilin
Eni Vasili 1

Një vit si 2018-a për Eni Vasilin
Eni Vasili

Eni Vasili ka mbyllur një vit të suksesshëm. ‘Open’ ka vendosur Top Channel në krye të axhendës së publikut shqiptar. Por si e sheh gazetarja dhe moderatorja e njohur vitin 2018?

Profesionalisht cilat ishin pritshmëritë e tua për 2018, a u përmbushen ato?

Ky vit më ka dhuruar shumë kenaqësi profesionale. Nga shkurti programi që ideoj e drejtoj erdhi tre herë në javë për publikun të hënë, të martë dhe të enjte. Ka qenë një hap sa angazhues dhe intensiv aq edhe i bukur profesionalisht duke sjellë një seri debatesh, por edhe një galeri të tërë personazhesh me intervista pikante, të cilat morën shumë vëmendje. Sigurisht oferta e Top Channel në verë më sfidoi sërish në dëshirën për t’u rritur, rinovuar dhe evoluar. Ky sezon i parë në Top gjithashtu ka qenë mjaft impenjativ pasi përkoi edhe me një atmosferë politike të ngjeshur me ngjarje dhe problematika të ndryshme. Por në distancë disamujore kur kthejmë kokën bashkë me stafin shohim se ia kemi dale të krijojmë nje program, i cili mishëron më shumë se kurrë sloganin tonë: “Open, i hapur për të gjithë”. Do të gjeni ne kete sezon drejtuesit

me te larte politike perballe banoreve te astirit, studnetëve , pedagogeve , gazetarëve , duke e bere logon tone nje platforme ku duan dhe synojne te jene te gjithe pjesemarres.

Si do ta vlerësonit politikën e këtij viti. Qeveria, opozita?

Me nga nje note negative per te dyja . Se pari sepse siç u pa gjate ketij viti, larg sondazheve partiake, qeveria ka humbur mbeshtetjen e disa segmenteve te shoqerise. Arroganca e shume ministrave qe iken, te cilet silleshin si bajraktare ne dikasteret e tyre shumuar me arrogancen karakteriale te njohur tashme te kryeministrit krijuan nje atmosfere mbytese qe vetem protesta e studenteve arriti ta zhbllokoje. Sa i takon qeverisë së re me emra teknicienesh mund te them se Italia disa vite me pare u be laboratori i ketij eksperimenti politik. Edhe pse emrat e teknicieneve duke nisur me kryeministerin Mario Monti ishin me te respektuarit ne nivel europian serish eksperimenti deshtoi. Opozita kete vit eshte munduar te mbeshtesë disa kauza qytetare si ajo e teatrit apo Astirit por nuk ka arritur te konvergojë një energji mbeshtetese per veten ne njerez. Ne pergjithesi protestat e këtij viti jane bere jashte organizimeve politike dhe ky eshte nje nga lajmet emmira te 2018-ës.

Viti që vjen është elektoral, ka shumë aludime që nuk përjashtojnë mundësinë edhe të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme?

Kjo varet nga rekuperimi që kryeministri do bëjë me qeverinë e riformatuar deri në qërshor. Zërat qe flasin për sondazhet e brendshme te se majtes nuk përjashtojnë idenë që kryeministri t’i provokojë vetë këto zgjedhje per te dale nga ngerçi i protestave të paralajmëruaara.

Cila ishte intervista më e vështirë e vitit për ty?

Kane qene disa intervista me disa ministra gjate veres. Me shqetesojne ato intervista kur sado te mundohesh nga interlokutori merr vetem fraza klishe dhe boshe si pergjigje. Do ja kurseja Me deshirë publikut këtë kohë të panevojshme televizive edhe pse vendosa t’i transmetoj si nje menyre qe teleshikuesit të gjykojnë vetë .

A ju shqetësojnë kritikat pas intervistave që realizoni, si reagoni pas tyre?

Qellimi im nuk ështe t’u pëlqej të gjithëve, por t’u qendroj besnike disa parimeve me te cilat nuk bej kompromis. Ata qe kritikojne jo gjithmone por kryesisht kane llogoret e tyre te interesave te vogla e te medha. Mua nuk me interesojne keto. E vetmja gje per te cilen punoj eshte luajaliteti dhe besnikeria ndaj publikut. Nje program është i mirë kur mbi të ka debate.Kjo tregon që thyen status quo-të, ngacmon interesa, prish ekuilibra. Ku ka me mire se kaq për nje gazetar. Per fat te keq shoh kolegë që sillen si viktima , që kërkojnë alibi dhe avokati. Ja sheshi ja meidani, secili te tregoje sa vlen para publikut, i vetmi indikator i punes tone.

Dhe si vjen Open në 2019, a do të ketë risi, apo formati është i konsoliduar?

Nuk keni parë asgjë akoma …

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤