Një Kate Middleton ndryshe…

Edhe pse zakonisht vendet publike i viziton në shoqëri të bashkëshortit Princit William, apo të ndonjë anëtari të familjes mbretërore britanike, këtë herë dukesha ishte vetëm.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka vizituar muzeun “Victoria & Albert” në Londër, në kuadër të detyrave zyrtare mbretërore.

Kate Middleton 1

Picture 1 of 2

Për këtë rast, tashmë e njohur si ikonë mode, dukesha ka zgjedhur fustan të bardhë me lara të zeza, ndërkaq disa detaje të kuqe eliminonin monotoninë e modelit dhe këtë fustan e bënë shumë atraktiv.

Me gjatësinë prej disa centimetrash mbi gjunjë, Kate disa herë herë ka thyer traditën, sa i përket veshjes së anëtarëve të familjes mbretërore.

Edhe fustani i këtillë “i shkurtër” është shumë i përshtatshëm, mirëpo problemi doli kur Kate doli nga vetura.

Normalisht, kur ulemi, fustani tërhiqet dhe “shkurtohet”, andaj me rastin e daljes nga vetura, dukesha ka treguar më shumë seç kishte planifikuar.

A ka marrë Kate sërish kritika nga Mbretëresha Elizabeth nuk e dimë, mirëpo ajo që e dimë është që nga masa e tubuar, e cila me admirim shikoi dukeshën elegante, mori duartrokitje të mëdha.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤