Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            

View Gallery
7 Photos
  Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            
IMG-20180108-WA0011

  Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            
IMG-20180108-WA0012 (1)

  Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            
IMG-20180108-WA0014 (1)

  Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            
IMG-20180108-WA0015

  Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            
IMG-20180110-WA0007

  Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            
IMG-20180110-WA0009

  Një dimër  i bardhë, si në Razëm…            
nea

Po afronte fundviti i 2017-tës. Ne jemi në klasën e nëntë dhe ky fundvit do mbetet gjatë në mendjet tona. Mësuesja na lajmëroi që ishin planifikuar dy ditë gjatë muajit Dhjetor që të organizoheshim për një ekskursion të gjithë bashkë. Patëm shumë diskutime në klasë, ku e kur duhet të shkonim. Disa thoshin në Selanik, disa të tjerë në Dardhë e të tjerë në Valbonë. E vështirë të zgjidhje në fakt, të gjitha dukeshin destinacione interesante. Të pavendosur, mes argumentash pro e kundër, njëri prej nesh propozoi Razmën. Nuk ishte destinacion i ri, sepse ne ishim atje vitin që shkoi, por e kishim shijuar aq shumë dhe propozimi na ktheu tek kujtimet e bukura në atë atë vend turistik malor.  U vendos, votuam Razmën.

Ishim shumë të emocionuar. Ndoshta, sepse ishte eksursioni i fundit për këtë vit, ose ndoshta, sepse ky është viti ynë i fundit sëbashku e duam ta shijojmë në maksimum.  Unë besoj se ishte vetë ideja që do të shkonim përsëri në Razëm që na entuziasmoi më shumë se asgjë!

Me 21 Dhjetor mbërritëm në shkollë si zakonisht. Qëndruam në klasë derisa u mblodhëm të gjithë, në ora 9:00 u nisëm. Udhëtimi shkoi shumë mirë. Kënduam, qeshëm me njëri – tjetrin. Bëmë dy ndalesa gjatë rrugës, një për të ngrënë mëngjes dhe një tjetër në Shkodër. Atje shëtitëm në pedonale dhe vizituam një kishë katolike. Gjithmonë ia vlen nje ndalesë në Shkodër!

Pasi iu rikthyem udhëtimit drejt Razmës patëm rastin të shijonim pamjen e mrekullueshme të rrugës. Fushat, kodrat,  pemët, shkurret, cdo gjë qe mbuluar nga bora. Gjithçka dukej aq bukur dhe ftuese. Pas 45 minutash udhëtim arritëm. Ndjeheshim po aq sa të lodhur dhe të mahnitur nga pamja. Para nesh shtrihej një fushë e madhe plot borë dhe çdo çati e pemë qe mbuluar nga ajo.

Razma është një ndër pikat turistike më të afërta me Shkodrën. Zona e Razmës është e përshtatshme për zhvillimin e turizmit malor dimëror dhe veror.  U zbulua në shekullin XIX nga të huajt dhe përdorej shumë nga tregtarët e qytetit të Shkodrës për pushime. Nga viti 1953 deri në 1990 kjo zonë u shtetëzua dhe u përdor si  kamp i pushimit të punëtorve në verë dhe si pikë eskursionesh në periudhën dimërore.  Në Razmën zhvillohet turizmi shkencor, gjeografik, gjeologjik, historik dhe etnografik.  Ka një larmi ekosistemesh dhe një reliev malor.

U vendosëm nëpër dhoma dhe pas pak zbritëm poshtë të hanim drekë. Dreka na shijoi, se nga nga lodhja, se nga emocioni apo se ishim me njëri-tjetrin, këtë nuk di ta them. Pas drekës vajtëm në dhoma dhe u veshëm trashë me shall e me kapuç dhe dolëm në fushën e madhe të mbuluar me borë që ndodhej para hotelit.  E bukur? Bora ishte një magji e bardhë e ftuese, dhe ne u kënaqëm aq shumë, qeshëm e lozëm si asnjeherë tjetër. Lufta me topa bore u kthye në një ilac që kuroi çdo mëri a zënkë të ditëve të shkollës. Mësuese dhe nxënës u bëmë një nga loja e hareshme që na përfshiu të tërëve. Pas një argëtimi të tillë sado të gëzuar, lodhja kishte bërë të vetën. U shtrimë në krevatet tona, por dhoma kumbonte nga të qeshurat. Ishte një nga ato momente të cilat ja vlen t’i jetosh ashtu siç vijnë, thjeshtë e bukur.

Pas 1 ore e gjysëm u ulëm në restorant për të ngrënë darkë. Mbas darke, salla e madhe e boshatisur dhe muzika na ftonte, tani rradhën e ditës e kishte kërcimi, por edhe… sërish e sërish të qeshurat. U deshën disa valle sa të ndizej atmosfera e më pas papritur e pakuptuar tavolinat ishin bosh, të tërë ishin në këmbë duke kërcyer. Qëndruam aty deri në 12 të natës dhe pastaj u shpërndamë nëpër dhoma, por gjumë nuk kishim. Bisedat e gjata e te qeshurat me zë, herë pas herë i zgjonin mësueset tona nga gjumi. Mësueset vinin e shkonin me premtimin se kjo do ishte e fundit herë…  Fjetëm rreth orës 4 të mëngjesit, mbas shumë bisedimesh e të qeshurash. Duhej të zgjoheshim në ora 7 e gjysmë. Kishim vendosur alarmin, por dhe mësueset erdhën të na zgjonin. Duke sikur gjumi as nuk kish ndalur, e as trokitur tek asnjëra prej nesh,  ishim aq të lodhura sa nuk  hapnim dot sytë. Mbas disa “ankesash” u bëmë gati dhe zbritëm poshtë. Mëngjesi na shijoi shumë, sidomos pas një nate pagjumësie. Ishte tipik shqiptar, me petulla të ngrohta, vezë sy, qumësht i ngrohtë, recel fiku e mjaltë i freskët. Mbas mëngjesit zbritëm valixhet poshtë dhe dorëzuam çelsat. Shijuam pamjen si për ti thënë mirupafshim dhe zumë vend në  autobusat tanë.

Kthimi ishte më i qetë, energjia na kishte rënë, pjesën më të madhe të kohës ishim ne gjumë, por një muzikë e lehtë ishte në sfond. Bëmë një ndalesë dhe shumë prej nesh hëngrën buke, si vakt dreke. U nisëm drejt Tiranës.  Lodhja na e bëri të mjegullt kthimin. Arritëm në Tiranë, udhëtimit i kishte ardhe fundi, por kështu edhe shkollës për 2017-tën,  dhe të vetmet fjali që degjoheshin ishin urimet për festat e fundvitit.

Kështu u mbyll 2017-ta…e bukur e me të qeshura, iku dhe një vit tjetër. U mbyll mes kujtimesh të paharrueshme dhe të bukura. Razma dhe magjia e saj e bardhë, ishin preludi i një viti të gjatë, dhe themeli i ardhjes së një viti të ri e vendimtar për ne.

 

*Nea Xhindi, nxënëse e klasës së  9-të,  Shkolla Vatra e Dijes, Tiranë

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤