Ngjyra që të tregon më të re në moshë

auto_768797e5b5dbc5047f2b103efed628021483705665

Ndërsa vishesh cdo ditë mund të kesh një moto për veten. Duke veshur ngjyra më të theksuara kërkon të rritësh vëmendjen tek të tjerët p.sh., dhe e kundërta, nëse zgjedh ngjyra më të zbehta që nuk bien shumë në sy. Veshja me ngjyrë të zezë të bën të dukesh më e zgjuar, sipas ekspertëve. Po kështu, nude është një ngjyrë që të tregon se je veshur më gjëra më të shtrenjta etj. Sipas një studimi të fundit, ngjyra ndikon shumë edhe tek dukja e moshës. Diçka mund të të tregojë më të re dhe një tjetër ngjyrë, të shton disa vite më shumë. Dhe nëse do të dukesh më e re, atëherë është një ngjyrë që ta mundëson këtë.

Kate Smith, presidente dhe shefe e ngjyrave në Sensational Color, tregon për Who What Wear: “Turkezja është një ngjyrë që i jep shumë dritë kujtdo që e vesh dhe e tregon më të re. Përvec kësaj, është një ngjyrë që i përshtatet cdo toni lëkure.” Edhe nëse nuk përpiqesh domosdoshmërish të dukesh më e re, të vishesh me turkeze ta mundëson menjëherë këtë.

Për të gjetur nuancën perfekte të turkezes, Smith rekomandon: “Hapi krahët dhe shiko venat në kycet e duarve.” Më tej, ajo shpjegon: “Nëse janë blu në jeshile, atëherë gjej atë turkeze që i përshtatet pikërisht kësaj ngjyre. Nëse ke një lëkurë më të errët, nuk është problem, sepse ?do nuancë e turkezes do t’i përshtatet mjaft mirë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤