Nexhmije Pagarusha, Artistja e madhe e këngës dhe skenës mbarëshqiptare

ImageProxy (1)

Kur flitet për Nexhmije Pagarusha përdoren shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristaltë, etj.

Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën e lehtë, popullore dhe opera.

Nexhmije_Pagarusha

ImageProxy

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më.

Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

ImageProxy (2)

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

ImageProxy (3)

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, koncerti nuk është regjistruar.

Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

ImageProxy (4)

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo performoi në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të drejtuar nga Ardit Gjebrea, i cili dhe e bindi të performojë.

ImageProxy (5)

Ishte në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2005”. Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

Mori shumë çmime, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”, “Nderi i Kombit” në nëntor të vitit 2012 nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani etj.

ImageProxy (6)

ImageProxy (7)

Veprat muzikore
Disa nga këngët e saj:
· “Baresha”
· ”Ani mori nuse”
· ”Mora testin”
· “Kur më shkon si zog n’hava”
· “Kur më del në derë”
· ”Ke selvitë”
· “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”
· “Çil njat zemër plot kujtime”
· “Dallëndyshe”
· “Një lule”
· “Zambaku i Prizrenit”

ImageProxy (10)

ImageProxy (11)

Filma
Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore
· “Dasma e përgjakur”, (1967)
· “Jugovizioni” (1973)
· “Gëzuar viti i ri” (1976)
· “E kafshoja terrin” (1977)
· “I ikuri”. (1980)
· “Tre vetë kapërcejnë malin” (1981)
· “Lepuri me pesë këmbë”
· “Fluturimi i Micakut”
· “Daullet e të çmendurve”,
· “Rexha i nënës në grazhd të kalit”
· “Vrasësit bëjnë dasmë natën” (1997)

ImageProxy (9)

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤