Netta Barzi nga Izraeli, fituesja e Eurovizion, me këngën e saj ‘Toy’

View Gallery
3 Photos
Netta Barzi nga Izraeli, fituesja e Eurovizion, me këngën e saj ‘Toy’
toy1-1

Netta Barzi nga Izraeli, fituesja e Eurovizion, me këngën e saj ‘Toy’
toy2

Netta Barzi nga Izraeli, fituesja e Eurovizion, me këngën e saj ‘Toy’
toy3

Netta me këngën “Toy” ishte fituesja e Eurovision 2018.

Votat e publikut dhe të jurisë ishin kaq të ndryshme dhe e mbajtën në ankth publikun deri në fund.

Eugent Bushpepa ishte i vlerësuar thuajse njësoj nga publiku dhe nga juria.

Italia ishte një zhgënjim nga votat e jurisë. Por ajo e mori veten nga votat e audiencës.

Juritë vlerësuan me shumë Austrinë dhe Suedinë.

Por votat e publikut e bënë diferencën dhe në fund ishin në garë vetëm dy favoritet: Qiproja dhe Izraeli.

Shqiptarja Eleni Foureira ishte më e kuotuar dhe po priste trofeun.

Sekondat e fundit ajo pësoi zhgënjim. Izraeli ia doli të rrëmbejë çmimin e madh.

Megjithatë ishte garë historike për shqiptarët që u përfaqësuan me tre këngëtarë dinjitozë në finale.

Një spektakël për të mos u harruar nga shqiptarët.

Megjithatë Eurovizionin e fitoi Netta nga Izraeli me këngën e saj ‘Toy’.

Diferencën e bënë votat e audiencës, duke e lënë shqiptaren Eleni Foureira në vendin e dytë.

Eugent Bushpepa u rendit në vendin e 11’të.

Ermal Meta e përmirësoi ndjeshëm renditjen e tij pas votave të publikut.

Ai u rendit i dyti.

Emocionet pasi mori çmimin e parë, padyshim që kanë qenë të mëdha për Netta Barzi, fituesen e Eurovision 2018.

Pasi ka përfunduar performancën si kënga fituese, ajo është rrëzuar nga shkallët.

Në një video që është bërë virale në rrjet, është fiksuar momenti kur ajo rrëzohet, teksa gjithë stafi që e shoqëronte ka nxituar t’i vijë në ndihmë.

Por pavarësisht këtij incidenti të sikletshëm, Netta Barzi ka dalë para kamerave për të shprehur impresionet mbi fitoren e saj, këngëtarja është sjellë sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Netta Barzi, e cila përfaqësonte Izraelint, është shpallur fituese e Eurovision 2018.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤