Ndryshimet e vërteta mes meshkujve dhe femrave

mesh

Janë plot dhjetë ndryshime ato të cilat sjellin në vetvete kundërshti mes gjinisë mashkullore dhe femërore! Arsyeja buron nga truri i të dyja palëve. Ja se çfarë thuhet shkencërisht…

Përveç pamjes së jashtme, meshkujt dhe femrat ndryshojnë nga njëri-tjetri për shumë gjëra dhe çdokush në një farë mënyre e ka pasur mundësinë ta mësojë këtë gjë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Le të shohim më në detaje se cilat janë ndryshimet mes mashkullit dhe femrës në dashuri dhe jo vetëm.

1) Objektivat meshkuj-femra

Meshkujt kërkojnë që të arrijnë objektiva konkretë me sforcon më të vogël, ndërsa femrat janë më të interesuara ndaj ndjenjave.

2) Të pyesësh apo të mos pyesësh

Përgjithësisht gratë nuk pyesin, por presin që pala tjetër t’i kuptojë nevojat e tyre që në ajër. Ndërsa burrat mendojnë që nëse gruaja nuk pyet, do të thotë se gjithçka shkon mirë, sepse përndryshe do ta bënin.

3) Mënyra e përballimit të stresit

Meshkujt dhe femrat ndryshojnë edhe nga mënyra se si i përballojnë situatat e stresit: të parët përpiqen të shpërndajnë tensionin duke folur, ndërsa të dytat kanë tendencë të mbyllen në vetvete. Rezultati është mungesa e të kuptuarit që mund të çojë në një mungesë të respektit.

4) Rënia në dashuri

Gjatë fazës së rënies në dashuri, femrat kërkojnë të testojnë interesimin mashkullor me veprime të pjekura dhe më pas kur shohim se gjërat janë për seriozisht bëhen bezdisëse. Në fazën e parë, meshkujt tërhiqen nga ajo që u duket e paarritshme, më pas kur marrëdhënia ecën më tej, gjëja e parë që mendojnë të bëjnë është t’ia mbathin.

5) Seksi

Për femrat seksi është i lidhur ngushtësisht me dashurinë, ndërsa për meshkujt … më pak.

6) Blerjet

Femra e nis atë vetëm me dëshirën “do të bëj thjesht një xhiro”, duke u kthyer më pas në shtëpi me nevojën për t’i kërkuar ndihmë dikujt për të shkarkuar të gjitha çantat që janë në makinë. Në të kundërt, shumë meshkuj i urrejnë blerjet dhe në dyqane apo në qendra tregtare shkojnë vetëm kur u duhet me të vërtetë diçka.

7) Në tualet të shoqëruar apo vetëm?

Femrat gjithmonë shkojnë dyshe. Meshkujt nuk i kuptojnë, sepse ata, në vend të kësaj, shkojnë në tualet vetëm.

8) Telefoni

Për femrat është e vështirë të heqin dorë nga telefoni i dorës, sidomos nëse duhet të flasin me miken e tyre se si po i shkon asaj takimi i pare. Ndërkohë meshkujt e përdorin atë vetëm për arsye të rëndësishme.

9) Krizat e moshës së mesme

Për seksin femëror kjo përkon me menopauzën. Për meshkujt nuk ka një periudhë të mirëpërcaktuar se kur ndodh, por kur fillojnë të veshin këmisha plazhi dhe t’i qeshin çdo gruaje që kalon, simptomat janë të qarta.

10) Njëqind aktivitete apo një vetëm

Një nga karakteristikat e grave është aftësia e tyre për të bërë shumë punë në të njëjtën kohë. Meshkujt preferojnë të përqendrohen te një e vetme.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤