Ndiqni këto tri këshilla për t’i përmirësuar marrëdhëniet me kolegët - Madame

Ndiqni këto tri këshilla për t’i përmirësuar marrëdhëniet me kolegët

Boss catching businesswoman using cell phone
Boss catching businesswoman using cell phone

Bela Gandhi, trajnerja e njohur për lidhjet mes njerëzve ka treguar sekretin se si të përmirësoni një lidhje, qoftë ajo dashurie, miqësie ose kolegiale në vetëm 60 sekonda.

Duket se gjithçka është më e lehtë se sa e kemi imagjinuar.

Më poshtë janë disa teknika se si të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët tuaj, për vetëm pak sekonda.

Blini diçka për kolegët tuaj

Kjo mund të jetë diçka e vogël dhe pa shumë shpenzime, si p.sh ndonjë ëmbëlsirë ose biskota. Një “festë” e vogël gjatë pushimit të drekës, ndihmon që marrëdhënia juaj me kolegët tuaj të marrë një kthesë pozitive.

Dërgoni kolegut/koleges një mesazh

Një mesazh i thjeshtë e i papritur si “Falemnderit që më ke ndihmuar”, “Ishe shumë bashkëpunues”, mund të ndihmojë shumë që ju të keni energji pozitive me kolegët tuaj.

Shprehni falënderimin ndaj shefit

Shefat shumë rrallë pranojnë falënderime dhe komplimente nga punëtorët e tyre. Por, nëse e bëni një gjë të tillë, në mënyrë të sinqertë, është një gjë e këndshme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤