Ndërron jetë në moshën 84 vjeçare aktori William Christopher

auto_unnamed_161483298693

William Christopher, i cili luajti priftin zemërmirë, At Mulcahy, në serinë televizive M * A * S * H, ka vdekur në moshën 84 vjçare.

Aktori, i cili ishte diagnostikuar me kancer 18 muaj më parë, vdiq në shtëpinë e tij në Pasadena, të Kalifornisë, të shtunën.

Ai u shfaq në të gjitha sezonet e M * A * S * H, një komedi e zezë për jetën e një njësie mjekësore amerikane gjatë Luftës Koreane në vitet 1950-1953.

Seriali u zhvillua nga viti 1972 deri në vitin 1983. Finalja e tij tërhoqi 106 milionë shikues, një rekord në atë kohë.

Christopher, i cili ka lindur në Çikago, u zhvendos në New York për të punuar si aktor teatri pas kolegjit. Ai më vonë shkoi në Kaliforni, ku siguroi disa role televizive.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤