NATO thyen rregullin, njihuni me kryekomandanten e parë femër

Sllovenia bëhet vendi i parë anëtar i NATO-s që zgjedh në krye të ushtrisë së saj, një femër. Major gjeneralja Alenka Emenc, 55 vjeçe, mori postin të mërkurën duke zëvendësuar major gjeneralin Alan Geder, që qëndroi në post për vetëm gjashtë muaj pasi paraardhësi i tij u shkarkua për shkak të performancës së dobët të trupave ukrainase gjatë testeve të NATO-s.

Presidenti slloven, Borut Pahor, tha se emërimi i Ermenc, do të ndihmojë në përmirësimin dhe modernizimin e forcave të armatosura të vendit.

“Tendenca globale e përkeqësimit të situatës së sigurisë vazhdon dhe Sllovenia, pavarësisht se nuk është drejtpërsëdrejti e kërcënuar ushtarakisht, duhet të forcojë ushtrinë e saj”, u shpreh Borut Pahor.

Ermenc u promovua në gradën e gjeneral majores javën e kaluar, duke u bërë e para femër që merr këtë pozicion në vendin e vogël evropian prej vetëm dy milionë banorësh. Ajo ishte edhe e para grua që udhëhoqi një batalion në forcat e armatosura sllovene. E arsimuar në Britaninë e Madhe, ajo u dislokua në Kosovë për gjashtë muaj si pjesë e një misioni paqeruajtës në 2009.

Ajo tani do të udhëheqë 7500 trupat ushtarake të vendit, ku përfshihen edhe rezervat. Një zyrtar i NATO-s tha pas këtij vendimi se aleanca prej kohësh e ka njohur dhe vlerësuar rëndësinë e grave në forcat e armatosura. Pjesëmarrja e barabartë për NATO-n, kontribuon në shoqëri më të paqta, në forca më efektive dhe në paqe më afatgjatë.

Top Channel

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤