Mynihu, Ta bësh stilin në stil jetese

Munich-1-2560-1440

Stili i jetesës apo gëzimi i të jetuarit– sido që ta quash, Mynihu i ka plot e përplot. Mund të jetë te qiejt blu apo thjesht te bukuria e qytetit, por diçka është e sigurt: banorët e Mynihut karakterizohen nga dëshira për të treguar anën e tyre më të mirë, gjithnjë –edhe nëse janë në një ‘beer garden’ apo në një prej rrugëve të kushtuara krejtësisht shopping-ut apo në stadiumin e Bajernit të Mynihut…Këtë na e pohon ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli i cili ndihet edhe vetë pak vendas i këtij qyteti bavarez

Një qytet modern, kozmopolitan, me një zemër të madhe dhe një trashëgimi të lashtë. Aq sa i matur aq edhe i shpenguar. Gumëzhitës dhe njëherazi i qetë. Mynihu është kryeqyteti gjerman i stilit të jetesës. Nuk ke pse të jesh i pasur apo i bukur për t’u ndjerë tamam si në shtëpi në Mynih. Por kjo nuk lëndon, pasi këto karakteristika nuk kanë as përcaktues striktë në fjalor. I pasur është ai që ka kohë për të ecur ngeshëm e shtruar përmes qendrës së shkëlqyer të qytetit, duke ndaluar këtu –atje vetëm për të thithur atmosferën. Kurse bukuria është në sytë e shikuesit, në fund të fundit. Ne kemi zgjedhur një spektator të veçantë për të na rrëfyer bukuritë e qytetit bavarez. Ish –futbollisti dhe aktualisht trajneri i Kombëtares për femra Altin Rraklli ka jetuar për 14 vjet në shtetin gjerman, duke u kthyer nga spektator në lojtar të jetës dhe mënyrës së jetesës së atjeshme. Ka shëtitur sa nga një qytet në tjetrin, duke ia nisur nga e para eksplorimit të bukurive, sa herë që merkatoja e Bundesligës i blinte kartonin futbollistit, por Mynihu e ka magjepsur më shumë…Altin Rraklli sjell një guidë të kompletuar jo vetëm me atraksionet turistike e kulturore, vendet tipike për të shijuar artin kulinar dhe pikat strategjike për argëtim të garantuar, por edhe një guidë të stadiumeve të futbollit- pika më e fortë e lidhjes së Rrakllit me Gjermaninë…

Bukuritë në sytë e spektatorëve

New_Town_Hall_Munich_Germany-marienplatz

Munich_-_Maria_column_05

Padyshim një nga sheshet më të bukur në Gjermani është “Marienplatz ” – zemra e Mynihut. Është edhe qendra e këmbësorëve të qytetit me kafene-bare dhe qendra shoppingu të shumta si edhe katedralja Marien. Pastaj është Frauenkirche –Kisha e zonjave –një nga kishat më të vjetra dhe historike të qytetit. Për të rijetuar një copëz herë epokën e monarkisë bavareze, duhet patjetër të vizitoni Kështjellën Nymphenburg, aty ku ka jetuar mbreti Ludvig i dytë. Nëse doni të mbeteni te historia atëherë shkoni në “Deutsche museum”, muzeu me rreth 1 milionë e gjysmë vizitorë në vit dhe me një kapacitet prej rreth 30 mijë artikujsh, që nisin nga avionët e vjetër, helikopterët e deri te teknologjia më e lartë e historisë së luftës gjermane.

germany_munich_holiday_806078-pallati ludvigut

Për të parë me sytë e tu të gjithë historinë dhe origjinën e automobilave BMW, “Bmw welt”- që do të thotë bota e BMË-së i ka dyert e hapura për kureshtarët dhe të pasionuarit pas një prej markave më të vjetra e më të njohura të makinave europiane.
Për pak arratisje në natyrë ju shërben “Englische garten” kopshti i mrekullueshëm anglez, gati parajsor .

Germany_Munich2

Duhej në të vërtetë të quhej “kopshti Mynih”, pasi i përshtatet më së miri mënyrës bavareze të jetesës: një pjesë e madhe me kopshte të mëdha birrarie, lëndina të gjata me bar dhe rrezet e diellit në brigjet e lumit Isar, me pamje të mrekullueshme të qytetit dhe Alpeve. Mund të shtrihesh përtueshëm mbi bar ose të kundrosh njerëzit që bëjnë ekuilibër në litar apo sërf të çmendur në lumë. Nuk mund të largohesh nga Mynihu pa marrë shijen e sportit! Nuk duhet humbur vizita në Olimpyapark –parku olimpik gjigand ku u zhvilluan lojërat olimpike të vitit 1972 dhe qershia mbi tortë: një biletë për në “Allianz arena”, stadiumi ku aktualisht luan ekipi futbollit Bayern Munchen.

Allianz-Arena-Munich-Germany-wallpaper

Ku të kthesh një gotë
Në “Goldene bar”, i pozicionuar në shtëpinë e artit është një nga baret më të njohur në Mynih, sidomos për koktejet me famë dhe nga klasi i klientëve qe e frekuentojnë.
“Schumanss bar” është gjithashtu një bar shumë i njohur , edhe ngaqë frekuentohet nga personazhe të njohur të jetës publike si nga sporti apo arti.

shumans bar

Ku të shijosh kulinarinë bavareze
Për të provuar shijen e kuzhinës gjermane duhet të prenotoni te “Konigshof”. Po ashtu aty mund të provoni edhe gatime franceze. Për të provuar gatimet internacionale mund të ndaleni te “Tantris” ose “Aquarello”, restorant me kuzhinë italiane shumë i frekuentuar.
Për të marrë shijen e vërtetë bavareze nuk mund të largoheni pa drekuar te
“Augustiner keller”-bodrumi agustin, një restorant tipik dhe i vjetër bavarez.

RESTORANT

Pjata tipike
Pjata tipike bavareze është Knodel mit schweneaxe.

PJATA TIPIKE

Ku të hedhësh dy hapa
Shëtitje në Mynih mund të bësh në shumë vende sepse karakterizohet nga shumë parqe dhe liqene, por më të veçantat për mua janë kopshti botanik me një super llojshmëri lulesh e pemësh natyrale, si edhe “Englische garten”.

Englischer_Garten_from_Monopteros

Ku të shpenzosh ca para për shopping
Rruga më e njohur ku zotërojnë të gjitha firmat dhe markat me te njohura të veshjeve është “Maximilian strasse”.

Maximilianstr._20_Muenchen-1

Pak informacion për vendasit
Bavarezët janë një popull aristokrat me një kulture të lashë dhe të lartë. Karakterizohen gjithashtu nga burokracia dhe nacionalizmi i theksuar. Janë popull mikpritës e zemërgjere. Gjithashtu ne gjermani njihen për kokëfortësi. Janë malësorë dhe pijetarë të mëdhenj të birrës.

POPULLI GJERMAN

Qyteti shëtitet më mirë me…
Në Mynih ka disa mënyra dhe mundësi telekomunikacioni , sepse ka një infrastrukture shumë të pasur. Megjithatë, për mendimin tim mënyra më e thjeshtë dhe pa stres, është ajo e tramvajit që të jep mundësi të e një transferimi të shpejt e pa trafik.

2123-mun-mt

Ku të shpengohesh netëve
Jeta e natës në Mynih është shumë interesante, sepse ke pothuajse çdo dite mundësi për të dëfryer nëpër klube nate apo diskoteka dhe kjo ndahet dhe shtrihet në të gjithë qytetin dhe për çdo lloj kategorie: për adoleshentë, për moshë të mesme edhe mbi 40 vjeç, pra ke mundësi të ndryshme por për mendimin tim klubet më me emër dhe interesantë aty janë “P1”, “Maximilian disco,” dhe “disco Pasha”.

Këshilla xhepi
Ndonjë këshillë nëse doni të shkoni në Mynih ?! Hmhmhm …Mbushini xhepat plot se Mynihu është shumë i shtrenjtë!

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤