Mozzik dhe Loredana bëhen prindër, emri i vajzës do t’ju habisë…

Reperi i njohur dhe shumë i preferuar nga të rinjtë shqiptarë Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit ‘MOZZIK’, ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të parë. Sëbashku me bashkëshorten e tij Loredana Zefi kanë vendosur ta quajnë “Hana” të voglën tyre.

Në rrjetin e tij social Instagram, reperi MOZZIK ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. E për këtë gjë ai shprehet se ka përjetuar ndjenjën më të bukur në jetë, duke publikuar dhe një foto me vajzën bashkangjitur me një shkrim plot emocion.

Reagimi i plotë:

“Emri më i bukur në botë BABË !

Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë !

Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël !

Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë !

Do ju dua sa të kem jetë”.- shprehet MOZZIK.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤