Mos i humbisni: Disa studime interesante mbi shëndetin

kimioterapi

Kimioterapia, “rregullat” që forcojnë imunitetin

Një dietë e “varfër” në kalori ndihmon për të luftuar tumoret. Një studim i zhvilluar te kaviet e sëmura tregon se ushqyerja disa ditë me këtë regjim ushqimor aktivizojnë mbrojtjen e sistemit imunitar, duke i bërë ata më të fortë kundër kancerit. Në të njëjtën kohë dieta rrit ndjeshmërinë e qelizave të kancerit.

Është ky një zbulim i studiuesit Valter Longo të Universitetit të Kalifornisë Meridionale, i cili prej vitesh merr në studim ndikimin e ushqyerjes te sëmundjet tumorale. Studimi më i fundit i kërkuesit Valter Longo është publikuar në revistën “Cancer Cell”. Studiuesi shprehet për “Ansa” se ishte një studim klinik i zhvilluar mbi 18 pacientë të cilët ndodheshin në kimioterapi, dhe vlerësoi rolin e ushqyerjes gjatë kësaj periudhe te këta pacientë. Megjithatë ai nënvizon se deri tani bëhet fjalë për rezultate paraprake, dhe se të gjitha duhen konfirmuar me studime klinike.

 

OKB jep alarmin, shtohen rastet e të prekurve me HIV

Prej të paktën pesë viteve, rënia e infeksioneve të reja me HIV në mesin e të rriturve është i bllokuar në disa rajone, sikurse në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Mirëpo infeksionet e reja janë në rritje, thuhet në raportin e fundit të përgatitur nga Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS. Sipas të cilit rreth çdo vit 1.9 milionë të rritur janë të infektuar me HIV në vetëm pesë vitet e fundit. Europa Lindore dhe Azia Qendrore kanë një rritje vjetore prej 57% të infeksioneve të reja me HIV gjatë periudhës midis 2010 dhe 2015. Në Karaibe, pas vitesh rënie të vazhdueshme, raporti evidenton rritja ishte 9 % . Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut infeksionet e reja vjetore shënuan një rritje me 4%, ndërsa rajone të tjera të botës kanë pasur rënie të konsiderueshme. Raporti vë në dukje se “popullata kyçe” – mes të cilëve përfshihen edhe homoseksualët, punëtorët e seksit dhe klientëve të tyre, transgjinorët, njerëzit të cilët injektojnë drogë dhe të burgosurit, përbëjnë 35% të infeksione të reja me HIV, në rang globi ( të paktën për vitin 2014) . Për USAID është  “e domosdoshme” që popullata “kryesore” të kenë qasje në gamën e plotë të mundësive të parandalimit.

 

Kujdes me osteoporozën në verë

Nëse vuani nga osteoporoza, sëmundja e kockave, mos neglizhoni kujdesin ndaj saj edhe gjatë verës.  Kështu mjekët thonë se vitamina D është gjithashtu thelbësore për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, krahëve dhe fytyrës, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementet. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut, veza, mëlçitë, drithërat etj.  Ndjekja e një stili të shëndetshëm jete është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme. Mënjanimi i duhanpirjes, pirja e moderuar e alkoolit, si dhe mbajtja brenda kufijve të normës i peshës trupore janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi dhe nuk duhet të merret në sasi të tepërt. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to. Vetëdijësimi për faktorët e rrezikut-çdo person duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave, dhe të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik.

 

Nga kanabis mund të vijë kura për Alzhaimer

Kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes Alzhaimer: përbërësit e kësaj bime luftojnë dhe ndihmojnë në eliminimin e proteinave toksike beta amiloide, e cila shkakton këtë formë demenze. Kjo konfirmohet nga  studiuesit e “Salk Institute” në Kaliforni. Është vënë në dukje se një përbërës që gjendet në këtë bimë, mund të eliminojë  këtë proteinë, e cila akumulohet në qelizat nervore. “Inflamacioni i trurit është një prej dëmtimeve kryesore të lidhura me këtë sëmundje, – thotë studiuesi Antonio Currais – por deri tani ishte menduar gjithmonë se ky reagim ishte për shkak të qelizave të ngjashme dhe qelizave të imunitetit, të pranishme në tru dhe jo vetë qelizat nervore”. Në studim është parë se nivelet e larta të beta amiloid janë të lidhura me inflamacionin e qelizave dhe në një shkallë të lartë të vdekjes së neuroneve. Përdorimi i THC tek qelizat, ka ulur nivelin e proteinave toksike dhe eliminuar përgjigje inflamatore të qelizave nervore të shkaktuara nga proteina, duke bërë të mundur mbijetesën e neuroneve.

 

Frutat dhe perimet, porcionet  që ulin sëmundjet

Konsumimi i frutave dhe perimeve bën mirë për organizmin e njeriut, ulin rrezikun ndaj kancerit dhe infarktit. Madje sipas një studimi të fundit konsumimi i tyre na bën të lumtur. Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur kërkuesit e universitetit anglez të Warwick. Studimi është publikuar në gazetën amerikane të shëndetit publik dhe është i pari i këtij niveli që ka marrë në analizë mirëqenien psikologjike që përftohet nga konsumi i frutave dhe perimeve. Sipas këtij studimi, për të arritur lumturinë janë të mjaftueshme konsumi i tetë porcioneve në ditë. Autorët kanë zbuluar se efekti që arrihet është i krahasueshëm me atë që provohet kur kalohet nga i papunë në të punësuar. Një gjë të tillë mund ta provojë dikush që për disa vite me radhë ndryshon dietën e të ushqyerit duke kaluar në mesatarisht tetë porcione në ditë fruta dhe perime. “Konsumi i frutave dhe perimeve mesa duket rrit lumturinë tonë më shpejt nga sa mund ta bëjë vetë organizimi. Duhet të mbahet në konsideratë fakti se efektet negative që nxisin kancerin mund të shfaqen në organizëm pas dhjetë vjetësh”, thotë një nga autorët, Andrew Oswald.

 

Multivitaminat në shtatzëni, të panevojshme

Multivitaminat dhe suplementet shtesë që merren gjatë shtatzënisë mund të jenë të panevojshme. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur studiuesit e Institutit të Buletinit të Medikamenteve dhe Terapive, studim i publikuar në “British Medical Journal”, sipas të cilit pohohet se vëzhgimi i të gjitha provave kanë evidentuar se multivitamina apo suplementet shtesë nuk përmirësojnë shëndetin e nënave apo të bebeve. Por ata shtojnë se gratë shtatzëna duhet të marrin patjetër acid folik dhe vitaminë D, si dhe duhet të ndjekin një dietë të ekuilibruar sipas udhëzimeve të mjekëve. Ndërkohë prodhuesit e suplementeve thonë se një pjesë e konsiderueshme e grave nuk ushqehen siç duhet. Hulumtuesit thonë se ka prova të forta për të mbështetur përdorimin e acidit folik në masën e 400 mikrogramëve në ditë, në mënyrë që të mbrojë fëmijën në zhvillim nga anomalitë nervore apo të quajtura ndryshe defekte. Kurse vitamina D sugjerohet të merret në masën 10 mikrogramë në ditë, e cila mbron kockat e nënës dhe të fëmijës gjithashtu. Supelmenti që konsiderohet i rrezikshëm gjatë shtatzënisë është vitamina A pasi mund të dëmtojë shumë fëmijën. Një tjetër pikë e cila është gjithmonë e diskutueshme është sasia e ushqimit që gratë shtatzëna duhet të konsumojmë dhe pyetja është: vërtet duhet të konsumojnë për dy? Studiuesit thonë se kjo ide është një mit. Mjafton një dietë e ekuilibruar dhe e pasur me fruta të freskëta dhe perime, dhe konsumi i të gjitha ushqimeve në sasi normale.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤