Moda, trendet e parezistueshme të vjeshtës

Gjithçka për sa i përket blerjeve të para, sipas stileve që shohim në pasarela, për stinën e ftohtë

trend 1

Picture 1 of 4

Një grua e fortë, por e aftë të ruajë ëmbëlsinë e saj. Ky është imazhi femëror që shfaqet në pasarela, me koleksionet e vjeshtë-dimër 2017-2018. Shkurt, vitet ’80 janë rikthyer sërish: sot nuk është më e nevojshme të veshësh një uniformë për gra apo për meshkuj: karakteristikat e forta nuk zhduken krejt, por ato zbuten dhe rrumbullakosen në forma më të buta.

Xhaketat dhe palltot e 2018 kanë ende shpatullat e shënuara, por pa humbur butësinë, ndërsa xhaketat sportive vishen me linja të rehatshme dhe të mbyllura. Edhe pse pëlhurat janë shpesh mashkullore, gjithmonë shoqërohen me linja shumë femërore, ose të japin këtë ide falë qëndisjeve dhe dekoreve. Ka kaq shumë lule, thekë, taka të larta, detaje argëtuese dhe mbi të gjitha një dëshirë të madhe për elegancë në veshjet e viteve ’40 dhe ka kaq shumë veshje për t’u përdorur gjatë ditës dhe natës.

Afirmohen pantallonat me bel të lartë dhe rikthehen fundet e ngushtë, që nuk ngrihen pothuajse kurrë sipër gjurit. Duhet të vishemi me ngjyra, për të ndriçuar hijet e errëta të dimrit dhe në kokë ska se si të mungojë kapelja. Përveç atyre klasike, janë parë edhe veshje më të çuditshme, mes të cilave edhe figura macesh në pasarelat e Misonit.

Kush do efektin pelush do të mburret duke parë që xhaketat, mantelet dhe kapelet janë propozuar në koleksione të ndryshme, të tilla si Gucci e Prada, ndërsa efekti teatror karakterizon propozimet e Alberta Ferretti (e cila i ka kushtuar Venecias koleksionin e saj vjeshtë-dimër), dhe Gucci që ka dërguar në pasarela një maskë të kristaltë.

E kuqja është një ngjyrë e zakonshme: e përdorim që nga palltoja deri tek çizmet dhe mund ta kemi edhe ngjyrën tonë të preferuar: rubini, skarlat ose burgundy, të zgjedhur nga Max Mara, Giambattista Valli, Fendi, Biagiotti dhe Giorgio Armani, duke e kombinuar atë me blu apo të zezë. Me pak fjalë: vjeshta është në derë: nuk ka mbetur asgjë veçse të bëjmë pak hapësirë në dollap dhe ta mirëpresim atë.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤