Miting me letra të bardha…. Studentët refuzojnë dialogun me Ramën

View Gallery
4 Photos
Miting me letra të bardha…. Studentët refuzojnë dialogun me Ramën
protesta

Miting me letra të bardha…. Studentët refuzojnë dialogun me Ramën
protesta1

Miting me letra të bardha…. Studentët refuzojnë dialogun me Ramën
protesta2

Miting me letra të bardha…. Studentët refuzojnë dialogun me Ramën
protesta-5

Protesta studentore vijon ende, edhe pse ultimatumi për plotësimin e 8 kërkesave të tyre parashtruar qeverisë skadoi pasditen e së martës. Veç studentëve që janë mbledhur në kryeqytet, sërish përpara Ministrisë së Arsimit, edhe nëpër rrethe vijon grumbullimi i tyre, raporton TCH.

Në Korçë raportohet se studentë, të cilëve iu janë bashkuar edhe gjimnazistë, kanë nisur marshimin në bulevardin “Republika”, gjithnjë në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre. Studentëve të Korçës u janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Ndërkohë, policia ka nisur një hetim për organizatorët e tubimit të së martës në aksin Korçë – Pogradec, ku u bllokua qarkullimi i mjeteve.

Ndërkohë, në Shkodër studentët e nisën ditën me një marshim në rrugët e qytetit, për t’u nisur më pas drejt Tiranës. Sipas korrespondentit të Top Channel atje, grupi protestues u ndalën në gjimnazin “28 Nëntori”, ku i bënë thirrje nxënësve që t’iu bashkoheshin.

Nga Elbasani raportohet se studentët kanë nisur marshim drejt bulevardit kryesor të qytetit, e me të gjitha gjasat do të bllokojnë edhe rrugën nacionale drejt kryeqytetit.

Protesta vijon edhe në Vlorë, aty ku studentët janë mbledhur para ambienteve të universitetit. Në thirrjet e tyre bie në sy mostërheqja, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Protesta e studentëve në të gjithë Shqipërinë vijon prej më shumë se një jave, të cilët kanë parashtruar një listë me 8 kërkesa për të cilat kërkojnë zbatim dhe jo dialog.

Studentët kanë thirrur këtë të mërkurë një protestë ndryshe nga gjithë këto ditët e fundit, të heshtur e vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor, siç njoftohet.

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, kryeministri: Ku ecën kjo logjikë?

Protesta e studentëve vijon sot në ditën e saj të tetë.

Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, por një pjesë tjetër kanë qëndruar para kryeministrisë. Ata kanë pasur dhe përplasje mes njëri-tjetrit për të qëndruar para zyrës së Edi Ramës, apo të shkojnë sërish tek ministria ku për 7 ditë ata kanë qëndruar.

Edhe një ditë më parë, grupe të ndryshme studentësh mbetën përpara Ministrisë së Arsimit, të tjerë shkuan përpara Kryeministrisë, ndërsa një grup i tretë bllokoi trafikun e automjeteve në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”.

Më pas studentët kanë vendosur që përmes një sondazhi “online” të vendosin vendin ku do të pozicionohen. Votat shkuan 64% në favor të qëndrimit përpara Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, gjatë natës, një pjesë e studentëve qëndruan para Kryeministrisë, ku ndezën edhe një zjarr, sikurse bënë edhe një grup më i vogël të “Zogu i Zi” darkën vonë.

Studentët vijojnë të jenë të ndarë në grupe, ata shprehen se nuk duan rrëzimin e qeverisë por plotësimin e kërkesave të tre.

“Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”, tha një prej tyre.

Megjithatë, ndarja në dy grupe ka bërë që protesta të mos duket masive si një ditë më parë. Në rrjet kanë qarkulluar dy foto të protestës nga lart, para ministrisë së Arsimit dhe para kryeministrisë.

Studentët nuk heqin dorë nga lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta. Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Deklaratës së kryeministrit për dialog, studentët i janë përgjigjur se nuk do të ketë asnjë bisedim por veç plotësim të kërkesave të tyre. “Politika ka 28 vjet që na ka sjellë në këtë derexhe. Kur padrejtësitë bëhen ligj, rezistenca bëhet detyrë. Nuk ka konsensus, plotësoni kërkesat tona. S’ka dialog, s’ka negociata. Është vetëm një firmë. Mjafton të plotësohen 8 kërkesat, është shumë e thjeshtë”, tha një prej studentëve.

Një tjetër studente para kryeministrisë deklaroi se ata nuk duan dorëheqjen e ministres së Arsimit por të plotësohen kushtet. “Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”, tha ajo.

Kryeministri Edi Rma, pas letrës që u dërgoi studentëve në Facebbok, ka zgjedhur këtë herë që t’u përgjigjet në Twitter. Rama shkruan se ai po lutet për dialog, dhe nuk ka logjikë që bisedimet të mos bëhen.

“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-) po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë? Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG”, shkruan Rama.

loading...
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤