Mirësevjen në folenë time prej 14,4 metra katrorë!

Në shtëpinë “MiniMini” në një ambient prej 14.4 m2 ne kemi bërë të mundur të kemi të gjithë strukturën që ka edhe një shtëpi me hapësirë normale apo të bollshme: ( kuzhina, fjetja, ndjenjja, gardëroba , studimi dhe ngrënia )

pana arredim

Askush nuk do të blinte apo të merrte me qira për të banuar një apartament 14, 4 metra katrorë. Jo vetëm që do ta mendonte si mungesë frymëmarrje, por do kishte andralla edhe me arredimin. Kush e merr përsipër arredimin e një hapësire kaq modeste?! Një frikë e tmerrshme për të mos pasur gjërat e domosdoshme në ato shumë pak metra katrorë.
Por në këtë krizë që të mat frymën me fije peri, të rinjtë, studentët apo çiftet e reja, preferojnë më mirë hapësira të vogla dhe në zona shumë të mira banimi.
Por, lind pyetja se si mund të bëhet e mundur që të kesh çdo gjë të domosdoshme dhe të nevojshme në një mjedis të vogël, të gjitha mobilet e pajisjet elektro shtëpiake dhe aksesorët e dëshiruar pa harruar kushtin themelor: shpenzime modeste.

Sigurisht që të arredosh një ambient të vogël ka sfidat e veta. Sidomos në rastin kur arkitekti është edhe projektues, edhe prodhues i mobileve të arredimit.
Në shtëpinë “MiniMini” në një ambient prej 14.4 m2 ne kemi bërë të mundur të kemi të gjithë strukturën që ka edhe një shtëpi me hapësirë normale apo të bollshme: ( kuzhina, fjetja, ndjenjja, gardëroba , studimi dhe ngrënia ). Mendimi i parë është të bëhet shpërndarja e duhur e mobileve dhe pajisjeve elektroshtëpiake.
“Minimini” ka nevojë për ngjyra, të cilat e rrisin vizualisht hapësirën. Sugjeroj pana, për pjesën më të madhe të shtëpisë, gri e të verdhë pastel, të cilat në kontrast me njëra-tjetrën zmadhojnë hapësirën. Mos harroni të arredoni në përputhje me personalitetin tuaj.
Pas diskutimeve të realizuara me Endrin, i zoti i shtëpisë “mini” në fjalë, u vendos që krevati të ishte pa këmbë dhe i varur në mure, duke qenë se Endri është tip shumë atletik dhe mbi të gjitha do donte të minimizonte hapësirën që këmbët e krevatit zinin. Shkallë me litar të cilët e afrojnë karakterin aventuriere të tij më afër natyrës dhe pse është në një ambient me katër mure.

Kuzhina, në afërsi të tualetit. Kolltuku modular me mundësi bashkimi për më shumë funksionalitet. Tavolina punës/bukës pas divaneve.

pana arresdim1

Shpesh një ambient realizohet me sukses kur ka pjesë të jetës dhe personalitet të individit brenda. Për ta personalizuar Endri vendos foto të aktiviteteve të tij.
Përdorimi i elementeve ngjyrues vertikal dhe horizontal eshte menduar per te bere ambjentin te duket me i larte dhe mi i gjate. Shpesh lojërat vizuale me ngjyra ndihmojnë në perceptimin e ambientit në njëformëtjetër. Ndërsa Endri shijon shtëpinë e re me aromë druri, ne takohemi muajin tjetër, përkëshilla të reja.

Dëshirat e Endrit (i zoti i shtëpisë)
1. Kuzhinën me lavaman , dy vatra për gatim dhe frigoriferi
2. Dollap për rrobat
3. Krevat treçerek me përmasat 160*90
4. Kolltuk për të kaluar një pasdite mes miqsh
5. Tavolinë pune dy funksionale që të shërbejë edhe si tavolinë ngrënieje
6. Laptopi të jetë në pozicionin e punës më këmbë
7. Mbajtëse këpucësh

CLOSE
CLOSE
logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤