Meta: Eugent Bushpepa lartësoi muzikën dhe gjuhën shqipe!

Presidenti Ilir Meta priti këngëtarin që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Eugent Bushpepa.

Sipas Metës, Bushpepa lartësoi muzikën dhe gjuhën shqiptare.

Një një postim në faqen zyrtare të facebook-ut, presidenti i vendit shihet në krah të yllit të muzikës rrok Eugent Bushpepa.

Përfaqësimi dinjitoz dhe emocionet që mbërthyen çdo shqiptar, duket se nuk i kanë munguar edhe Metës. Ai falenderon Bushpepën për përfaqësimin në skenën europiane.

Meta shkruan “Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤